LAJMI I FUNDIT:

Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Duke jetuar dhe operuar mes 2.3 milionë banorëve të Gazës mendohet se janë deri në 11 fraksione të ndryshme të armatosura.

Ato, siç vë në pah një shkrim i BBC, përcjell Telegrafi, janë kryesisht islamike, duke filluar nga më i madhi dhe më i fuqishmi, Hamasi, deri te bandat e vogla e të armatosura.

Kur Hamasi nisi sulmin e tij ndërkufitar në Izraelin jugor më 7 tetor, personat e armatosur me uniformë u shoqëruan nga të tjerë nga ato banda dhe madje edhe individë të palidhur me to.


Prandaj edhe ndodhën vonesat e fundit në lirimin e pengjeve.

Pse Katari është i përfshirë "kaq shumë" në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit?
Lexo po ashtu Pse Katari është i përfshirë "kaq shumë" në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit?

Hamasi duhet të sjellë pengjet e mbetura izraelite nën kontrollin e tij, në mënyrë që të mund të bëjë pazare për zgjatje të mëtejshme të armëpushimit të përkohshëm.

Grupet kryesore janë si më poshtë:

Hamasi. I themeluar në vitin 1987 dhe duke sunduar Gazën që nga viti 2007, ai kishte rreth 20,000 deri në 30,000 luftëtarë në krahun e tij të armatosur – Brigadat Izz Al-Din Al-Qassam – përpara se Izraeli të fillonte hakmarrjen e tij për sulmin e 7 tetorit.

Ai thuhet se është financuar dhe mbështetur nga Irani. “Karta” e Hamasit mbetet e dedikuar për shkatërrimin e shtetit të Izraelit.

Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ). Grupi është themeluar në vitin 1981 nga studentë palestinezë që jetojnë në Egjipt.

Ai thuhet se është një aleat i ngushtë i Iranit dhe betohet të shkatërrojë Izraelin.

Pamje të rralla që tregojnë sesi zhvillohej jeta në Gazë, para sulmit të Hamasit gjatë 7 tetorit
Lexo po ashtu Pamje të rralla që tregojnë sesi zhvillohej jeta në Gazë, para sulmit të Hamasit gjatë 7 tetorit

Besohet se kishte midis 1000 dhe 8000 luftëtarë nën markën “Brigada Al-Quds”.

Brigadat Al-Nasser Salah Al-Deen. Fraksioni i tretë më i madh, një aleat i Hamasit dhe PIJ. Ky grup kontribuon në forcën policore të Gazës. Raportohet se ka marrë pjesë në sulme të përbashkëta me Hamasin, duke përfshirë rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit në vitin 2006.

Brigadat e Muxhahedinëve. Ai thuhet se është krahu i armatosur i Lëvizjes Muxhahidinët Palestinezë.

Grupi operon si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor dhe gjithashtu raportohet se ka lidhje me Iranin.

Në vitin 2023, zëdhënësi i saj paralajmëroi se çështjet e palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite dhe konfrontimet mbi Xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit ishin “një bombë me sahat”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori