LAJMI I FUNDIT:

Kush është krijuesi i posterave të filmave kosovarë që pushtuan botën?

Kush është krijuesi i posterave të filmave kosovarë që pushtuan botën?

Posterat në film apo në një projekt tjetër luajnë rol të rëndësishëm duke pasqyruar një pjesë të asaj që shikuesit mund të shohin më vonë, apo kuptojnë pas përfundimit të tij.

Megjithatë, në shumë prej tyre perceptohet ajo që me të vërtetë mban ‘gjallë’ apo në vëmendje admiruesit e një projekti, si një shtysë për t’i bërë kureshtarë që domosdoshmërisht duhet parë apo shikuar përtej kopertinës.


Kjo gjë ka ndodhur edhe me dy prej filmave më të suksesshëm kosovarë që tanimë kanë pushtuar tregun ndërkombëtar me arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Filmi “Zgjoi”

“Zgjoi” dhe “Pa Vend” lirshëm mund të thuhet se janë dy nga projektet më të mëdha të kinematografisë kosovare, që me punën e përkushtimin e tyre kanë qenë një zë i madh për vendin për më shumë se një vit.

Por, kush është krijuesi i posterave të këtyre dy filmave që fituan çmime të mëdha?

Albian Gagica, siç ka treguar në një intervistë të shkurtër për Telegrafin me profesion është dizajner. I lindur dhe rritur në Prishtinë, shkollimin për dizajn grafik e ka kryer në Amerikë ku edhe ka ardhur si student në shkollën e mesme në vitin 1996.

Për Telegrafin, ai thotë se pas studimeve është kthyer në Prishtinë dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë punues në Kohavision.

“Kam bashkë themeluar INIT productions bashkë me partnerin tim Alush Gashin dhe kam punuar 15 vjet në projekte e kampanja të ndryshme. Në 2015 jam kthyer në Amerikë bashkë me familjen e ngushtë, ku vazhdoj të jetoj e punoj”, u shpreh ai.

Albian Gagica dhe aktorja Yllka Gashi (Foto: Facebook)

Artisti i njohur shton se është shumë krenar për suksesin e këtyre filmave që kanë korrur suksese të mëdha jashtë trojeve shqiptare.

“Shumë krenar dhe më gëzon suksesi i tyre sepse që të dy këta filma janë prodhim i Kosovës nga filmbërës të talentuar”, tha ai.

Tutje, Gagica thekson se me regjisorin e filmit “Pa Vend”, Samir Karahodën, njihet që 20 vite dhe se kanë bashkëpunuar edhe më parë.

Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, Dua Lipa tregon mbështetjen për filmin “Zgjoi”
Lexo po ashtu Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, Dua Lipa tregon mbështetjen për filmin “Zgjoi”

“Për posterin e filmit “Pa vend” më ka kontaktuar Samiri me të cilin njihemi qe 20 vjet dhe kemi punuar bashkë edhe më herët. Ndërsa, për “Zgjoi-n” më ka kontaktuar producenti Yll Uka”, u shpreh ai.

Sipas Albianit, posteri e krijon vetëm një vizion dhe iluzion rreth asaj që bëhet fjalë në një projekt filmik.

“Posteri e krijon një vizion ose iluzion për çka bëhet fjalë, ose edhe e rritë kureshtjen, mirëpo kualitetin e filmave e bëjnë vet filmat, skenari i mirë, fotografia e mënyra si janë xhiruar, regjia e aktrimi, montazhi, muzika, postproduksioni. Secili detaj luan rol”, vazhdon tutje ai.

Filmi “Pa Vend”

Për gjithë sukseset e filmave, Gagica thotë se ka qenë i bindur marrë parasysh regjisorët dhe ekipet me të cilët kanë punuar.

“Duke i njohur të dy regjisorët dhe ekipet me të cilët ata kanë punuar e kam ditur që do të kenë sukses sepse shumë talent e punë kur bëhen bashkë, rezultati duhet të jetë i mirë”, ka thënë ai për Telegrafin.

I njëjti në Prishtinë operon me kompani të tijën dhe vazhdon të ketë partnerë të shumtë në rrugëtimin dhe punën si dizajner.

Albian Gagica (Foto: Facebook)

Për t’ua rikujtuar publikut, këtë javë saktësisht të enjten ka nisur procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”, ndërsa Kosova për herë të parë është në listën e ngushtë si pretendent për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.

Kurse në anën tjetër filmi “Pa Vend” ka triumfuar në “Sundance Film Festival 2022” duke fituar çmimin ‘filmi më i mirë i shkurtër’.

Yllka Gashi (Foto: Instagram)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori