LAJMI I FUNDIT:

Kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios, Vittoria Ceretti?

Kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios, Vittoria Ceretti?

Modelja 25 vjeçe, ka sfiluar për markat “Fendi” dhe “Versace”, ku “ka fërkuar shpatullat” me Gigi Hadid.

Leonardo DiCaprio është në lidhje me Vittoria Cerettin për të paktën dy muaj dhe dyshja janë parë në një sërë daljesh komode së bashku.


Ylli i Hollivudit, 48 vjeç, dhe modelja, 25 vjeçe, u panë duke u puthur në një klub nate në Ibiza së fundmi dhe “Mail” zbuloi ekskluzivisht se dyshja ishin në lidhje, shkruan DailyMail.

Çifti kanë qenë së bashku me yjet në Javën e Modës në Milano, ku Vittoria ka qenë në pistat e shtëpive të mëdha luksoze të modës.

Megjithatë, ata u larguan veçmas pas festës së Versaces të premten në mbrëmje, pasi Vittoria kishte ecur në pistë së bashku me ishin e përfolur të Leos, Gigi Hadid.

Por kush është e dashura e re e Leos, Vittoria? “MailOnline” hedh një vështrim në karrierën e saj të suksesshme të modelingut, lidhjet e profilit të lartë mes lajmeve për romancën e saj të re.

Kush është Vittoria Ceretti?
Vittoria, e cila është 23 vjet më e vogël nga Leo, është vajza e stilistes Francesca Lazzari dhe ka modeluar për Alexander McQueen dhe Versace.

E lindur në Brescia, Itali, Vittoria u zbulua për herë të parë në vitin 2012 në moshën 14-vjeçare përmes konkursit “Elite Model Look Model” dhe ka nisur një karrierë të suksesshme modelimi.

Ajo u vendos shpejt si një fytyrë e kërkuar për pistat dhe ka qenë pjesë e një vargu të madh shfaqjesh të modës në Javën e Modës në Milano 2023.

Vittoria ka dalë për Fendi dhe Versace, ndërsa ka qenë gjithashtu e ftuar në shfaqjen Gucci dhe prezantimin e ekspozitës së zbuluar Luigi & Iango.

Gjatë shumë viteve të saj në pistë, ajo “ka ndeshur supet” me një mori talentesh supermodele, duke përfshirë Gigi Hadid dhe Kendall Jenner.

Dhe Vittoria dhe Gigi, e cila gjithashtu ka qenë e lidhur romantikisht me Leon, të dyja u shfaqën në pistën e Versace këtë javë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori