LAJMI I FUNDIT:

Kush është i dashuri i ri i Emily Ratajkowskit, Stephane Bak? Gjithçka që duhet të dini për aktorin francez

Kush është i dashuri i ri i Emily Ratajkowskit, Stephane Bak? Gjithçka që duhet të dini për aktorin francez

Emily Ratajkowski shijoi një moment me plot pasion me aktorin dhe komedianin, Stephane Bak, ndërsa dyshja zyrtarizuan romancën e tyre.

Supermodelja, 32 vjeçe, dukej se po kalonte një kohë të mirë më yllin francez, 27 vjeçar.


Edhe pse ai nuk është ende i njohur, Stephane ka krijuar një karrierë të suksesshme në Francë.

Foto: Shutterstock

Ai u shfaq më parë si “Komediani më i ri në Francë” në vitin 2012 kur ishte vetëm 16 vjeç.

Emily Ratajkowski i dhuron puthje me pasion aktorit Stephane Bak gjatë pushimeve romantike në Paris
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski i dhuron puthje me pasion aktorit Stephane Bak gjatë pushimeve romantike në Paris

Këtu është gjithçka që duhet të dini për aktorin:

Stephane filloi herët në botën e shoëbizit, duke performuar ‘stand-up’ komedi nëpër klube në Paris pak pasi mbushi 14 vjeç.

Ylli franko-kongolez u përjashtua nga shkolla e mesme në vitin 2011 dhe më vonë u autorizua nga Departamenti Francez i Çështjeve Sociale për të filluar punën në moshën 14-vjeçare – duke çuar në karrierën e tij në komedi.

Foto: Backgrid

Ai performoi në Festivalin e Komedisë në Montreal në 2011 dhe në vendin e koncerteve Grand Rex vitin e ardhshëm.

I njëjti mori famë të madhe në 2013 kur u shfaq si tregtar në filmin komedi francez “Les gamins”.

Foto: Backgrid

Stephane u shfaq në filma dhe video muzikore të tjera franceze në vitet e mëvonshme përpara se të merrej me një rol të vogël në filmin thriller të Paul Verhoeven “Elle” në 2016.

Tre vjet më vonë, ai pati një rol kryesor në dramën “Roads” përballë aktorit të Dunkirk, Fionn Whitehead.

Foto: Shutterstock

Roli i tij më i dukshëm erdhi në filmin e Wes-it në vitin 2023 “Asteroid City” si student së bashku me Scarlett Johansson dhe Tom Hanks.

Së bashku me karrierën e tij të aktrimit, Stephane ka modeluar edhe për markën spanjolle të modës “Loewe” së bashku me yllin e “The Crown”, Josh O’Connor.

Foto: Shutterstock

Stephane e ka mbajtur jetën e tij personale larg vëmendjes dhe nuk ka qenë në asnjë lidhje të njohur publikisht.

Emily ishte e martuar më parë me Sebastian Bear-McClard, i cili ndan djalin Sylvester Apollo Bear, dy vjeç. /Telegrafi/

Foto: Shutterstock

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori