LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë trajneri i ri i Chelseat?

Kush do të jetë trajneri i ri i Chelseat?

Tetë muaj pasi që Avram Grant u caktua në drejtim të Chelseat, ai largohet nga kjo detyrë për shkak të dështimeve të fitojë ndonjë trofe.

Grant arriti në finale të Kupës Carling dhe Ligës së Kampionëve, si dhe u rendit në pozitën e dytë të Premierligës me Chelsean, por në fund nuk arriti të ruajë detyrën e tij në Stamford Bridge.

Përkrahja për Grant, gjithmonë ka qenë e dyshimtë, madje që nga dita e parë dhe pavarësisht drejtimit të ekipit për në finalen e parë në histori të Kupës Evropiane, tifozët edhe më tej ishin të pasigurt nëse izraeliti ishte zgjidhja e duhur.


Cili do të jetë pasuesi i Grant?

Holandezi Guus Hiddink është favoriti kryesor për të marrë stolin e trajnerit të ekipit blu. Trajneri i kombëtares ruse ende nuk ka arritur ndonjë kontratë të re dhe mund të jetë i lirë pas kampionit evropian, Euro 2008.

Roberto Mancini nuk është shumë larg këtij posti. Italiani pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, pasi që drejtoi skuadrën në tre tituj të njëpasnjëshëm në Serie A, megjithëse ka dështuar të dëshmojë kualitet në Ligën e Kampionëve.

Frank Rijkaard është i papunë, pas largimit nga Barcelona. Holandezi e din çfarë duhet për të fituar Ligën e Kampionëve dhe mund të ndryshojë stilin e lojës së Chelsaet, të cilën gjë edhe e kërkon pronari Roman Abramovich.

Danezi Michael Laudrup po ashtu është i lirë, pas largimit nga posti drejtues i klubit spanjoll Getafe gjatë këtij muaji, pasi që dërgoi këtë ekip në finale të Kupës së Spanjës dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho thuhet se ka zhvilluar disa biseda të qeta me ish-punëdhënësin e tij, miliarderin rus Abramovich, dhe mund të jetë sërish një zgjidhje për ekipin blu.

Sven Goran Eriksson pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere dhe ka një përvojë në të dyja frontet, si në futbollin ndërkombëtar po ashtu edhe në atë vendor, anglez. Derisa ishte në drejtim të kombëtares angleze, ai pati disa kontakte me Chelsean.

Braziliani Luis Felipe Scolari duekt se do të largohet nga detyra e trajnerit të kombëtares së Portugalisë pas përfundimit të kampionatit evropian, që zhvillohet muajin e ardhshëm në Zvicër dhe Austri. Ai refuzoi shansin të drejtojë ekipin anglez para se atë ta merrte në drejtim Steve Mclaren, ndërsa së fundi ai është përfolur edhe për një kalim tek Manchester City.

Holandezi Dick Advocaat ka arritur mjaft sukses me klubin e tij aktual Zenit Saint Petersburg, duke triumfuar në garën e Kupës UEFA, ndërsa ka përvojë edhe me futbollin britanik, pasi që ka qenë trajner i Rangers për afro katër vite.

Italiani Gianfranco Zola, mund po ashtu të jenë në mesin e të zgjedhurve të adhuruesve të Chelseat. Ai aktualisht është duke drejtuar kombëtaren italiane U-21.

Kush prej këtyre mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë për të drejtuar Chelsean? A ka edhe ndonjë emër tjetër që mund të mos kemi përmendur? Sa i suksesshëm ishte Avram Grant dhe a ishte i qëlluar shkarkimi i tij?/bbc/