Kurz: Qytetarët e Maqedonisë të përkrahin marrëveshjen me Greqinë në referendum (Video)
Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në konferencë për shtyp ftoi qytetarët e vendit që masovikisht të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë.
Ai tha se Austria do të vazhdojë ta mbështetë Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe shtoi se vendi i tij do të jetë edhe alat ekonomik i Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jam i kënaqur që sërish jam në Shkup. Austria është mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit. Ne nuk kemi vetëm bashkëpunim ekonomik, por edhe miqësi tradicionale. Ne duam që të jetojmë së bashku në Bashkimin Evropian. Për Maqedoninë zgjidhja e kontestit të emrit paraqet dinamikë të re për vendin, por edhe për gjithë rajonin”.
“Dua të uroj për atë që është arritur kompromis dhe ftoj qytetarët që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë për anëtarësim në BE. Qytetarët e dinë vendimin e tyre, por si mik i Maqedonisë dhe si vend anëtare e BE-së ne mendojmë se dalja do të jetë e madhe në referendum”, tha mes tjerash Kurz.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev falënderoi kancelarin austriak Sebastian Kurz për vizitën dhe mbështetjen që Austria është duke i dhënë Maqedonisë në rrugën euroatlantike. Zaev tha se qeveria e tij do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për reformat në vend.
“Austria çdo herë ka mbështetur Maqedoninë për integrim në BE dhe NATO. Mbështetja së pari ka ardhur për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Greqinë. Në kryeqytetin e Austrisë u skicua marrëveshja me Greqinë. Austria si çdo vend anëtare e BE-së duan ta shohin Maqedoninë në organizatat evropiane”.
“Mbetemi të përkushtuar që të jemi shembull pozitiv për rajonin. Vizita juaj është mesazh i madh në prag të referendumit të 30 shtatorit, në të cilin qytetarët do të votojnë për të ardhmen e tyre. Në fund më lejoni që të shpreh falënderim për faktin që Austria do të jenë aleati jonë më i madh ekonomik”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'