LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton familjen e policit të vrarë në veri

Kurti viziton familjen e policit të vrarë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në vizitë te familja e policit, Afrim Bunjaku që u vra gjatë kryerjes së detyrës nga forcat kriminale serbe në veri.

“Kohën nuk mundemi ta kthejmë prapa, shtëpia qenka plotë e tashmë na keni edhe neve”, i është drejtuar Kurti familjarëve.


Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, ndërsa Alban Rushiti ka mbetur i plagosur.

Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës - gjendet sasi armatimi - 49 pelegrinë shoqërohen në Polici
Lexo po ashtu Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës - gjendet sasi armatimi - 49 pelegrinë shoqërohen në Polici

Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Deri më tash, Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestimin e një sulmuesi dhe katër të tjerëve të dyshuar.

Në një komunikatë për media, nga policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu, sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.