LAJMI I FUNDIT:

Kurti tha “faleminderit” dhe “hvala” në fund të deklaratave, Abazoviq “rrudhi” krahët

Pas përfundimit të deklaratave të dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe atij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq nuk pati pyetje për media.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti duke i falënderuar përfaqësuesit e medieve në dy gjuhë, nga i cili veprim u “pa” i habitur kryeministri malazez, Abazoviq i cili çoi duart lart.


Ndërkaq, nga Zyra për media e Qeverisë e Kosovës thanë për Telegrafin se mediat ishin paralajmëruar që nuk do të ketë pyetje për kryeministrat.

Sipas tyre, Kurti dhe Abazoviq kishin vetëm paraqitje mediale për deklaratat e tyre.

“Ka qenë vetëm deklarim për media, kështu ka qenë formati”, kanë thënë nga qeveria. /Telegrafi/