LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon inspektorët e AUV-it: Zbatueshmëria është legjitimitet i masave kundër pandemisë COVID-19

Kurti takon inspektorët e AUV-it: Zbatueshmëria është legjitimitet i masave kundër pandemisë COVID-19

Një ditë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila për shkak pati përkeqësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, kryeministri Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Kryeministri Kurti i ka njoftuar inspektorët për vendimet nga ai takim dhe foli për rëndësinë e zbatimit të masave kundër pandemisë të marra në mbledhjen e 32-të të Qeverisë.

Ai tha se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave, dhe se zbatueshmëria e tyre i jep masave legjitimitet, përveçse siguron efektshmërinë e tyre.

“Aktualisht, po përballemi me variantin më të rrezikshëm të virusit, atë Delta, andaj në një situatë që nuk është e zakonshme, nuk mund të sillemi si zakonisht. Angazhimi i gjithsecilit duhet të jetë një që s’e kemi bërë më parë”, ka nënvizuar Kurti.

Po ashtu, ai shtoi se Qeveria i është përgjigjur kërkesës së AUV-it për të rritur numrin e inspektorëve, duke e gjashtëfishuar atë.

Me 85 inspektorë të rinj që do angazhohen, ai u shpreh se bashkë me sasinë tash duhet të rritet edhe cilësia e inspektimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori