LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Szunyog: Kosovës i nevojitet vizion dhe lidership më i fortë i BE-së

Kurti takohet me Szunyog: Kosovës i nevojitet vizion dhe lidership më i fortë i BE-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog e njoftoi liderin e LVV-së mbi synimet e tij gjatë mandatit të tij katërvjeçar, e të cilat synime kanë për qendër të vëmendjes zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Ai tha se e ardhmja e vetme për Kosovën është në Bashkimin Evropian, dhe se kjo duhet të konsiderohet si përfundim i pashmangshëm, e jo si alternativë.

Tutje ai paralajmëroi planin e ri të investimeve të BE-së në Kosovë, duke filluar nga tetori i këtij vitit.

Në anën tjetër, kryetari Kurti e njoftoi se për Lëvizjen Vetëvendosje, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, bashkë me shtetin e së drejtës që lufton korrupsionin, përbëjnë boshtin e platformës qeverisëse, e cila është synuar gjatë Qeverisë Kurti, e që sipas tij, do të jetësohet gjatë Qeverisë Kurti 2.

“Ekonomia dhe zhvillimi i saj janë tejet të rëndësishme dhe duhet të trajtohen ashtu, pra si prioritet kryesor. Ajo është diga që parandalon migrimin e mëtutjeshëm të qytetarëve tanë jashtë Kosovës dhe në të njëjtën kohë është ura që mundëson rikthimin e trurit në Kosovë”, tha ai.

Kurti shprehu përkushtimin për integrim evropian dhe reforma të gjithanshme. Megjithatë, sipas tij, për Kosovën sikurse dhe për pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor nevojitet një vizion dhe lidership më i fortë i BE-së në këto kohëra dinamike e të krizave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori