LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim shefin e OSBE-së, e njoftoi për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri

Kurti priti në takim shefin e OSBE-së, e njoftoi për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së, Jeffrey Bieley.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) si dhe për zhvillimet në vend.


Kryeministri thuhet se e njoftoi Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri.

“Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit”, thuhet në komunikatën për media.

Qeveria njoftoi se në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim. Z.Davenport i shprehu mirënjohje Kryeministrit për progresin me Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, bëhet e ditur mes tjerash. /Telegrafi/