LAJMI I FUNDIT:

Kurti për regjisoren Vjosa Berisha: Kujtimet për të mbeten të paharrueshme, i dha shumë kulturës dhe artit në vendin tonë

Kurti për regjisoren Vjosa Berisha: Kujtimet për të mbeten të paharrueshme, i dha shumë kulturës dhe artit në vendin tonë
Foto: Telegrafi

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së regjisores, Vjosa Berisha.

Nisur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca – të pranishëm kanë qenë edhe figura të tjera të njohura publike e gjithashtu edhe personalitete nga arti e kultura.


Teksa ka folur për kontributin e Berishës, Kurti tha se falë punës së saj, Kosova është bërë vend i njohur dhe është vendosur në hartën e kulturës botërore.

Foto: Telegrafi

“Sot po ja japim lamtumirën e fundit artistes, regjisores, udhëheqëses artistike, organizatores Vjosa Berisha. Kujtimet për të cilën mbeten të pashlyeshme e të paharrueshme për të gjithë ne që e njohëm atë. Prishtina si kryeqytet i Kosovës, artdashësit dhe qytetarët kanë mbetur pa një grua e cila me pozitivitetin e saj por edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit tek ne, përfshirë këtu filmat dhe festivalin që e organizoj “Prifest” i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktor nga bota që edhe vizitonin Kosovën por edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit dhe kulturës botërore”, ka thënë Kurti.

Foto: Telegrafi

Kryetari i Kuvendit shtoi se regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha më shumë ka qenë si një ambasadore e shquar e kulturës së Kosovës.

Haradinaj: Do t'i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!
Lexo po ashtu Haradinaj: Do t'i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!

“Së bashku me kryeministrin Kurti, bëmë homazhe për nder të regjisores dhe artistes sonë të rëndësishme e të popullit, Vjosa Berisha e cila na ka lënë mbrapa një trashëgimi shumë të çmueshme të kulturës dhe artit. Ajo ka qenë edhe producentë e regjisore e filmit dhe regjisore por mbi të gjitha ka qenë ambasadore e shquar e kulturës dhe artit tonë. Ajo ishte një aktiviste e cila i ndihmoi shtetit të Kosovës shumë”, tha ajo.

Foto: Telegrafi

Vjosa vdiq javën e kaluar (23 qershor) pas një beteje me kancerin, gjersa ndodhej në një spital në Londër. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori