LAJMI I FUNDIT:

Kurti për masakrën në Lagjen e Trimave: Kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura

Kurti për masakrën në Lagjen e Trimave: Kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 20 vjetorit të masakrës në Lagjen e Trimave (Tusuz) të Prizrenit, ka thënë se kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura.

Për këtë masakër ai ka thënë se ende nuk ka drejtësi dhe krimi i pandëshkuar është krim i vazhdueshëm.


“27 veta u vranë, më 26 maj, 20 vjet më parë. Kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura. Për masakrën në lagjen Tusus, ende nuk ka drejtësi, e krimi i pandëshkuar është krim i vazhdueshëm. Forcat serbe, para dy dekadave, përveçse vranë më të dashurit tuaj, ato edhe plaçkitën e pastaj i dogjën rreth 250 shtëpi të kësaj lagje. Kriminelët të cilët e urdhëruan masakrën e Tusuzit dihen me emër e me mbiemër, si dhe gradat e tyre policore e ushtarake”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se “Kroacia, një shtet po ashtu i dalë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, e ka mundësinë ligjore për t’i gjykuar në mungesë kriminelët e luftës. Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale në Kosovë ka ngelur vetëm të votohet në lexim të dytë, mirëpo në mënyrë absurde po e vonojnë”.

“Pema e lirisë së Kosovës është mbjellur nga rezistencat dhe kryengritjet e popullit tonë përgjatë gjithë shekullit XX: paqësore e të armatosura, ilegale e legale. Mirëpo, kjo pemë është ujitur me gjakun e dëshmorëve dhe me djersën e punëtorëve. Pema është rritur e ka çelur, por nuk është as mirë dhe as e drejtë që lulet e pemës së lirisë të jenë për qytetarët, kurse frutat e pemës së lirisë për pushtetarët. Pra, pema e lirisë është bërë si një aromë e këndshme për popullin, të cilit i mpihen dhëmbët meqenëse s’ia japin frutat”.

Më tej, Kurti ka thënë se “liria pa barazinë, liria me privilegje për disa e me diskriminim për shumicën, liria që nuk është liri për të gjithë, nganjëherë nuk është liri e plotë e nganjëherë as liri e vërtetë. Martirët e dëshmorët dhanë gjithçka për popullin, të cilit ende i mungon shumëçka. Askush sot, ama bash askush, nuk ka të drejtë të flas për pajtim me Serbinë në emër të motrës së dëshmorit Selver Maqkaj, Fazile Maqkajt, e cila u dogj e gjallë brenda shtëpisë së saj e në karrocë invaliditeti”.

“Dëshmorët e martirët, viktimat e luftës e ata që ranë për liri, nuk i kanë asgjë borxh atdheut. Kurse, shteti ynë iu ka shumë borxh atyre, edhe për shkak se nuk ia kërkoi asnjëherë borxhin shtetit të Serbisë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori