LAJMI I FUNDIT:

Kurti për marrëveshjen e KEK-ut me kompaninë amerikane: Do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30MW

Kurti për marrëveshjen e KEK-ut me kompaninë amerikane: Do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30MW

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth marrëveshjes së arritur me kompaninë amerikane “General Electric” me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje me vlerë 56.2 milionë euro do të rrisë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e termocentralit “Kosova B”.


“Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit ‘Kosova B’, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30MW dhe jetëgjatësinë e ‘Kosova B’, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar tutje se, më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.

“Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë”, thotë ai.

Marrëveshja për modernizimin e turbinave në dy njësitë e TC Kosova B, KEK-u jep detaje  
Lexo po ashtu Marrëveshja për modernizimin e turbinave në dy njësitë e TC Kosova B, KEK-u jep detaje  

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës të premten organizoi ceremoninë e marrëveshjes për modernizimin e turbinave të dy njësive të TC Kosova B, duke shfrytëzuar avancimet më të fundit teknologjike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori