Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për arrestimin e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.
Kurti ka thënë se përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë dhe ky vit po na e trashëgon një fqinj të vjetër që po përkeqësohet
“Javën e kaluar dy qytetarë të Kosovës Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan në kufi me Serbinë, Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë dhe nuk paraqet rast të izoluar”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj.
“Të dy të mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.
Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autorë i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritet në Podgoricë në vitin 2011”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulës nga Serbia, por nuk ka pranuar kurrë përgjigje.
“Serbia zgjedh çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve, ajo zgjedh të sulmoi Kosovën siç bëri më 24 shtator 2023 e pastaj të mbrojë nga burgimi kryerësit e kësaj vepre terroriste në krye me Milan Radoiçiqin”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Deputetët me “duar në xhepa” angazhojnë asistentë personalë

Misajllovski: Me mbështetjen e BE-së po bëhet forcimi i Armatës së Maqedonisë me pajisje prej 40 milionë euro

Takimi Mexhiti-Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit janë çelësi për integrimin e vendit në BE

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

“Disa deputetë opozitarë do ta votojnë Qeverinë Kurti 3”, Kërçeli: VV afër marrëveshjes me NISMËN për ta votuar Haxhiun kryeparlamentare

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Deputetët me "duar në xhepa" angazhojnë asistentë personalë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Trump: Nuk po kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur - tarifa prej 50 për qind