LAJMI I FUNDIT:

Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Më shumë siguri për Kosovën, Serbisë iu kërkua largimi i bazave ushtarake përgjatë kufirit

Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Më shumë siguri për Kosovën, Serbisë iu kërkua largimi i bazave ushtarake përgjatë kufirit

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Ai thotë se mes tjerash, u kërkua nga Serbia të largojë bazat paraushtarake afër kufirit me Kosovën.


“E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian. Ndër masat e tjera, Parlamenti Evropian bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative dhe paraushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Bislimi: Rezoluta e PE-së e dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për masa kufizuese
Lexo po ashtu Bislimi: Rezoluta e PE-së e dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për masa kufizuese

Bislimi përmes një postimi në platforën X, ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash bën thirrje për masa kufizuese ndaj Serbisë.

“Mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian, e cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Parlamenti Evropian gjithashtu vendos theksin mbi njohjen reciproke si një parim i dialogut e poashtu kërkon një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës.

Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori