LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur me batanije

Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur me batanije

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi ynë është duke u përballur me krizë energjetike.

Në një konferencë për media, Kurti u pyet nga gazetarët se me çka po ngrohet, teksa tha se ai mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.


“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike
Lexo po ashtu Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike

Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU.

“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori