LAJMI I FUNDIT:

Kurti mban mbledhjen e parë të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi

Kurti mban mbledhjen e parë të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi

Në pasditen e ditës së formimit me vendim të Qeverisë, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi mbajti mbledhjen e parë.

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti tha se besimi i qytetarëve në ndryshim është i madh dhe se ky besim duhet të korrespondojë me vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë, për të ju qasur sfidave me seriozitet.


Ai shtoi se qytetari në rend të parë e ka shëndetin, dhe kujdesin ndaj të njëjtit duhet ta gëzojë, pa pagesë, nga profesionistët në çdo kohë. “Përkushtimi im e koha ime nuk do të mungojë në asnjë moment”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në anën tjetër, ministri Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh i lumtur për vendimin e formimit të Komisionit.

Ai tha secili prej anëtarëve të Komisionit ka shumë punë përpara, dhe u shprehë i bindur se së bashku do t’ia dalin mbanë.

Në këtë takim, përpos diskutimit mbi përgjegjësitë e Komisionit, u bë edhe ndarja punëve dhe përgjegjësive të anëtarëve të këtij Komisioni.

Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi përbëhet nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së.

Përgjegjësitë e Komisionit janë:

1. Analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi;
2. Zhvillimi i sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik)
3. Reformimi i ShSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale;
4. Zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore;
5. Themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës.

6. Ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori