LAJMI I FUNDIT:

Kurti lë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri

Kurti lë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri

Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës globale të sigurisë “Globsec” në Bratisllavë, la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja në veri.

Reklama

Ai tha se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës, nëse ndalet dhuna.

“Sapo diskutoja me Borrell dhe Lajçak duke thënë që po të kishte protestë paqësore për zgjedhje të parakohshme, do ta kishte mirëkuptimin tim, por jo me turma me shkronjën Z, që gjuajnë granata dhe thonë  “vrite vrite’”, tha Kurti.

Kurti: Jam kryeministër edhe i serbëve në Kosovë, nuk mund ta kompensoj Vuçiqin për humbjet e Millosheviqit
Lexo po ashtu Kurti: Jam kryeministër edhe i serbëve në Kosovë, nuk mund ta kompensoj Vuçiqin për humbjet e Millosheviqit

Kurti u shpreh se protestat e dhunshme nga njerëz të armatosur dhe me simbole të Rusisë janë të papranueshme.

“Ne nuk e dorëzojmë Republikën tonë demokratike tek këta fashistë, nëse duan protesta paqësore me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, e kanë kryeministrin që gjithë jetën ka qenë aktivist politik dhe është shumë i gatshëm t’i dëgjojë e ndoshta edhe të pajtohem me ta”- tha Kurti gjatë fjalës së tij në Bratisllavë.

Kurti theksoi se situata në veri është tensionuar për shkak se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe se sipas tij Vuçiq i ka rënë pishman se e ka nënshkruar marrëveshjen pasi nuk do ta zbatojë atë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Lajme
BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Lajme
Në kërkim të trupave dhe armatimeve, policia patrullon me njësitin e qenve në zonat malore të Banjskës

Në kërkim të trupave dhe armatimeve, policia patrullon me njësitin e qenve në zonat malore të Banjskës

Elfije Boletini
Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Lajme
Pas sulmit terrorist dhe vrasjes së policit, Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

Pas sulmit terrorist dhe vrasjes së policit, Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

Lajme
KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

Drejtësi
Kalo në kategori