LAJMI I FUNDIT:

Kurti i kërkon Prokurorisë së Shtetit ta shpëtojë Telekomin

Kurti i kërkon Prokurorisë së Shtetit ta shpëtojë Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Prokuroria e Shtetit e ka në dorë mundësinë për të shpëtuar Telekomin e Kosovës, e që sipas tyre këtë mund ta bëjë vetëm duke kryer punën e saj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se gjendja e sotme në Telekomin e Kosovës është si pasojë e krimit dhe korrupsionit të lartë.


“Në Telekom janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime. Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim. Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe te zhvillohet. Prokuroria të veprojë menjëherë. Pra, është e mundshme edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet. Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin e Kosovës. Këtë mesazh kisha pas dëshjrë të tregohet dhe të kuptohet nga publiku”, ka thënë Kurti, raporton KP.

Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.

Sipas tij, Telekomi është në gjendje të keqe, është në gjendje aq të keqe sa nuk mund t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse. Përkundër faktit se Telekomi i Kosovës sikurse telekomat e shteteve të tjera janë shumë fitimprurëse. “Në botë nuk kam dëgjuar se një telekom të falimentojë. Por Telekomi i Kosovës është në këtë gjendje, pasi që fitimet e saj janë plaçkitur vazhdimisht”, tha Hamiti.

Ai deklaroi se përgjegjës për këtë gjendje janë të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshi edhe këtë aktuale.

“Këta kanë vepruar në një vazhdimësi kundër interesit publik e për interesat e grupeve jo formale. Këtu e kam fjalën tek mënyra se si kanë arritur mënyrën e plaçkitjes sistematike”.

Analistët: Bordi i Telekomit jo profesionist, nuk e shpëton nga falimentimi
Lexo po ashtu Analistët: Bordi i Telekomit jo profesionist, nuk e shpëton nga falimentimi

“Ata fillimisht kanë mënjanuar kuadrot më të mire të Telekomit, dhe janë zëvendësuar me individ të kontrollueshëm nga këto grupe jo formale, të padijshëm dhe me prirje kriminale. Rezultat i kësaj ata krijuan mundësinë për plaçkitjen përmes skemave dhe kontratave të dëmshme dhe me arbitrazhe të inskenuara. Të gjitha këto e sollën Telekomin në këtë gjendje që është”, tha ai.

Sipas tij, përkundër faktit se prokuroria i ka të gjitha hollësitë nuk vepron.

“Ata e panë të udhës që vetëm një vit e gjysmë të denoncimit të krimit të më ftojnë për të thënë diçka rreth këtij krimi. Dhe aty e kuptova një fakt se prokuroria nuk është e interesuar ta hetoj këtë krim. Prokuroria dëshiron ta amnistojë edhe pse ky rast është shkollor i një krimi që është lehtësisht i provueshëm. Përkundër kësaj prokuroria nuk vepron dhe ky është shkaku që më shtynë ta përsëris edhe një herë se prokuroria e ka në dorë ta shpëtojë Telekomin. Vetëm duhet ta kryejë punën e saj”, ka thënë Hamiti.

I pyetur se a ekziston ndonjë mundësi tjetër për shpëtimin e Telekomit, Hamiti iu drejtua mediave, duke thënë se “ju e keni në dorë po ashtu që të tregoni se prokuroria nuk ka vullnet”. Ndësa, potencoi se është një formë tjetër, por që ai tha se mund të akuzohet për nxitje të dhunës, nëse vetëm e thotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori