LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Keq investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë

Kurti: Keq investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka thënë se keq investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë.

Këtë deklaratë Kurti e tha në një bashkëbisedim me studentet e Universitetit të Prishtinës (UP), organizuar nga organizata “Studim, Veprim, Kritikë”.


Sipas tij, arsyeja pse pushtetarët po vjedhin shumë është sepse janë në mandatin e tyre të fundit.

“Është edhe koha kur ata po e ndjejnë se nuk mund të jenë në pushtet serish. ky është mandati i fundit i presidentit dhe kryeministrit”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti ndër të tjera propozoi që të ketë një sistem të integruar organik midis studimit dhe punësimit.

“Ne nuk e shohim universitetin si vend konsumi, por prodhimi, aty duhet edhe të prodhosh. Nëse universiteti nuk ka kërkim shkencor universiteti i përngjan shkollave të mesme. Elementi tjetër janë keq investimet në Kosovë. Këtu përveç që ka krim të organizuar, korrupsion, keqpërdorime, është edhe keq investimi, paratë dërgohen në shtigje të gabuara. 10-fish më shumë shteti i Kosovës, për shkak të kësaj qeverie, jep për asfalt sesa për universitet. Ka investime aty ku mund të vidhet më shumë, ka investime kur nuk janë të fokusuara për punësim por për kapital. Neve na nevojiten investime në ekonomi, që sjellim punësim. Kur isha në spital nuk kishin mjeket e infermieret as maska e as dorëza, medikamentet bazë i blinin vet pacientët. Nuk kishte dorëza sepse kushtojnë lirë, aty nuk mund të vjedhin shumë, sikur në asfalt”, ka thënë Kurti para studentëve të UP-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori