LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kemi të bëjmë me një strukturë mercenare e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi

Kurti: Kemi të bëjmë me një strukturë mercenare e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi ka ndezur qirinj para stacionit të Policisë së Kosovës në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ka thënë se ka dështuar përpjekja për destabilizimin e Kosovës nga Serbia.

Në një deklaratë për media Kurti ka thënë se bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht nga Beogradi zyrtar.


“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist i cili ka planifikuar dhe përgatitur gjatëkëtë çfarë ka ndodhur sot dhe që nuk paraqesin një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht nga Beogradi zyrtar, deklaroi ai.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Pas shkëmbimeve të vazhdueshme me armë zjarri, tre nga sulmues serbë janë vrarë, gjashtë janë arrestuar, dy prej tyre janë të plagosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori