LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Është shqetësuese që 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës

​Kurti: Është shqetësuese që 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës

Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra e Kryeministrit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë prezantuar lëndën e re “Ekonomiksi Gjinor” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se është shqetësuese që 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës, siç tha ai, “me pabarazi gjinore humbasim të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.


Kurti po ashtu tha se gratë e kanë shkallën më të lartë të të diplomuarve, por edhe shkallën më të ulët në tregun e punës.

“Me programin e qeverisë, me Fondin për të rinjtë ndërmarrës dhe me ndihmën e partnerëve sikurse ambasada suedeze SIDA-së, barazinë gjinore do ta bëjmë temën kryesore, e cila më tej bëhet pjesë e secilës politikë publike. Çdo ligj, rregullore, vendim e politikë publike do të udhëhiqet nga parimi i barazisë gjinore. Ekonomia ka perspektivë gjinore, prandaj, kjo lëndë është tejet e rëndësishme dhe do të mbështet nga qeveria”, tha Kurti.

Ndërsa, dekani i Fakultetit Ekonomik, But Deda deklaroi se ka përparime në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, por dallimet gjinore ende janë të mëdha.

“Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës prinë në regjion me lëndën e re Gjinia dhe Ekonomia, e në fakt jo vetëm në këtë fushë, por edhe në fusha tjera, Fakulteti Ekonomik prinë në regjion. Përkundër përparimeve në pjesëmarrjen e gra ve në tregun e punës, dallimet gjinore ende ekzistojnë. Këto dallime janë si rezultat i normave diskriminuese”, Deda.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se kjo lëndë është për përgatitjen e kuadrove të reja, cila nisë të ligjërohet nga tetori i këtij viti.

Edhe ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck-Ahliny vlerësoi lart futjen e lëndës së re gjinore për ekonomi, pasi sipas saj, është mjaft e nevojshme për barazi gjinore.

Hernmarck Ahliny, shpreson se qeveria do të punojë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në respektimin e barazisë gjinore.

Në fund është bërë edhe dorëzimi i një fondi librash për studentët e Fakultetit Ekonomik. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori