LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit.

Reklama

Në një intervistë për NBC News, Kurti tha se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”.

Ai tutje u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Duhet të jemi të sigurt që të zbatohet marrëveshja e Brukselit e cila e ka njohjen de-facto. Për shtensionimm këta banditë, këta ekstremistë të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë. Dhe pastaj zgjedhje të hershme. BE-ja të jetë aktive në këtë dialog. Javën tjetër, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet e hershme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit dhe fushatë fer para zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive
Lexo po ashtu Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë që serbët në Kosovë të jenë të lirshëm të ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Njerëzit duan të dëgjohen, por Beogradi zyrtar nuk i lejon. Nuk ka demokraci pa pluralizëm politik. Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë që ata të jenë të lirshëm”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje u shpreh se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por shtoi se ata janë të ligjshëm.

Kurti për BBC: Republikën e Kosovës nuk do t’ia dorëzoj milicisë fashiste
Lexo po ashtu Kurti për BBC: Republikën e Kosovës nuk do t’ia dorëzoj milicisë fashiste

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votim, por Beogradi u ka bërë presion qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Lajme
Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Lajme
“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

Lajme
Osmani jep detaje për takimet me Bidenin dhe Blinkenin

Osmani jep detaje për takimet me Bidenin dhe Blinkenin

Lajme
Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Lajme
Dita Ndërkombëtare pa Makina, mbyllet përkohësisht një rruge dhe ndryshon qarkullimi i disa linja të autobusëve në Prishtinë

Dita Ndërkombëtare pa Makina, mbyllet përkohësisht një rruge dhe ndryshon qarkullimi i disa linja të autobusëve në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori