LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Ruhe flasin për tetë projekte aktuale që Qeveria është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZh-in

Kurti dhe Ruhe flasin për tetë projekte aktuale që Qeveria është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZh-in

Kryeministri Albin​ Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, takuan drejtoreshën e Përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.

Siç njofon Qeveria, në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore.


“Gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave”.

Kurti falënderoi përfaqësuesit e BERZH për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve, sidomos në avancimin e kapaciteteve për shfrytëzim të energjisë së ripërtritshme.

Në anën e saj, drejtoresha Ruhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori