LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Sekretari amerikan Blinken bisedojnë për intensifikimin e dialogut me Serbinë, me epilog njohjen reciproke

Kurti dhe Sekretari amerikan Blinken bisedojnë për intensifikimin e dialogut me Serbinë, me epilog njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për nevojën e intensifikimit të dialogut me Serbinë drejt një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, thotë se Sekretarin amerikan e ka njoftuar edhe për progresin e vazhdueshëm në Kosovë.


“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative që në qendër ka njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Blinken zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkoi marrëveshje të shpejtë me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.

Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori