Kurti dhe Rizvanolli priten në takim nga Ndihmës Sekretari amerikan i Energjisë, Light i përgëzon për marrëveshjen me MCC-në
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Energjisë, Andrew Light në Departamentin e Energjisë të ShBA-ve.
Kurti ka shpalosur punën sistematike që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që kontribuon në krijimin e ambientit të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe për tërheqje të investimeve të huaja, njofton Zyra e Kryeministrit.
Tutje, Kryeministri Kurti theksoi që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime dhe prioritete të përbashkëta për një sektor të pastër dhe efiçient të energjisë. Qëllime këto të cilat janë bërë edhe më kritike pas situatës aktuale në botë e cila ka dëshmuar që energjia e pastër dhe efiçienca nuk janë vetëm metoda për të luftuar ndryshimet klimatike por gjithashtu për të garantuar siguri të furnizimit si dhe pavarësi nga burimet fosile që vijnë nga shtetet autoritare.
“Ndihmës Sekretari Light ka shprehur mirënjohje për avancimin që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë për një kohë kaq të shkurtër, si dhe ka uruar Kryeministrin dhe Ministren për arritjen e marrëveshjes së programit kompakt me MCC-në. Ndihmës Sekretari Light është shprehur tejet i lumtur për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Kosovën në sektor të energjisë, sektor ky ku synimet e dy shteteve janë të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht përmes agjencive zhvillimore si USAID dhe MCC, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për Strategjinë afatgjatë të Energjisë të Kosovës, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve akumuluese.
Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli i ka prezantuar Ndihmës Sekretarit Light punën që është duke u bërë aktualisht përmes Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 e cila ka vizion afatgjatë drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050 me qytetarët e në veçanti grupet e cenueshme në qendër të saj.
Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Ndihmës Sekretarin Light për gatishmërinë për partneritet me Kosovën për zhvillim ekonomik, me fokus në sektor të energjisë, qoftë përmes P-TECC ku Kosova është ftuar të marrë pjesë për herë të parë në 2021, ose përmes mekanizmave tjerë të bashkëpunimit në sektor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert