LAJMI I FUNDIT:

Kurti bën homazhe në nder të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj

Kurti bën homazhe në nder të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në nder të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Sot trupa e baletit e dha lamtumirën e fundit për Ahmet Brahimaj, figurën padyshim kryesore të baletit në Kosovë. Djem dhe vajza nga kjo trupë e dhanë lamtumirën e tyre në mënyrën më të mirë që një trupë artistike mund ta bëjë: Përmes performancës.


Ata për disa minuta, para fotografisë së tij dhanë shfaqjen koreografike nën tingujt e Max Richter, rikompozimit të tij nga Katër Stinët e Vivaldit.

Një lamtumirë për njeriun që ka dhënë kontribut në rindërtimin, frymëzimin dhe përparimin e baletit në Kosovë.

Brahimaj ka qenë një ndër balerinët e parë të Kosovës nga brezi i parë, si dhe figura kryesore e rinisjes së baletit në vitin 2001.

Ai fillimisht e ka mbajtur gjallë dhe më pas e ka ngritur baletin në nivel që të na bëjë krenarë në gjithë botën.

Ngushëllime familjes, miqve, nxënësve dhe balerinëve të tij për këtë humbje të madhe për Kosovën.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori