LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Man Utd”, Martial i kundërpërgjigjet trajnerit Rangnick

“Kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Man Utd”, Martial i kundërpërgjigjet trajnerit Rangnick

Anthony Martial i është kundërpërgjigjur pretendimeve të trajnerit të Manchester United, Ralf Rangnick, se ai refuzoi të luante kundër Aston Villas.

Sulmuesi francez ishte njëri nga mungesat e Djajve të Kuq në barazimin e tyre 2-2 në udhëtim te Aston Villa në ndeshjen e javës se 22-të në Ligën Premier.


Menaxheri Rangnick foli për mungesën e Martialit duke thënë se francezi nuk kishte dashur të ishte pjesë e skuadrës së Unitedit.

Por Martial iu drejtua mediave sociale për t’i mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se ai “kurrë nuk do të mos respektonte tifozët” pas një karriere të gjatë në Old Trafford deri më sot.

Martialin zgjodhi rrjetet sociale apo më saktë profilin e tij në Instagram për ta mohuar atë që tha gjermani Rangnick.

“Unë kurrë nuk do të refuzoj të luaj një ndeshje për Man United. Kam qenë këtu për 7 vjet dhe kurrë nuk kam shpërfillur dhe kurrë nuk do të shpërfill klubin dhe tifozët”, shkroi Martial.

Ndryshe, Martial dëshiron të largohet nga United, me Sevillan e interesuar për nënshkrimin e tij këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori