Kurrë nuk është vonë të realizoni ëndrrën

Gjyshi 75 vjeçar, Abdi Çakici, nga qyteti turk Sanliurfa, thotë se është jashtëzakonisht i entuziazmuar për shkak se ka nxjerrë albumin e parë muzikor, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ky qytet kanë dalë shumë muzikantë të njohur turq. Shumë qytetarë, të të gjitha grupmoshave janë të pasionuar pas muzikës, ndërsa njëri prej tyre është edhe Çakici.
Për interpretimin, muzikën dhe tekstin e këngëve të albumit të parë meritor është vet 75-vjeçari, i cili një kohë të gjatë merret me poezi dhe muzikë.
“Nuk e kam të vështirë të kompozoj. Inspirimi vet më vjen. Më vjen lehtë të kompozoj dhe lexojë poezi. Qëllimin e kam të lë gjurmë të bukura”, ka thënë ai.
Nga
Telegrafi
05/07/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































