Davosi i Zvicrës, jo vetëm që është izoluar tërësisht për shkaqe sigurie, meqë atje po qëndrojnë liderë të shumtë botërorë, por edhe takimet e liderëve i kanë mbyllur pothuajse tërësisht për publikun.
Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror mësohet se u kanë shpërndarë nga një udhëzues me kushte shumë strikte të gjitha delegacioneve rreth takimeve joformale që do t’i kenë aty liderët botërorë.
Sipas këtij udhëzuesi, “Informal Gathering of World Economic Leaders – IGWEL” ose takimet joformale të liderëve ekonomikë botërorë mbahen brenda pa asnjë staf shtesë të liderëve.
Informal Gathering of World Economic Leaders (IGWEL) ose takimet joformale të liderëve ekonomikë botërorë, sipas organizatorëve, janë strikte dhe jozyrtare.
“Specifikisht, postimet në Twitter dhe fotografimet në dhomë nuk janë të lejuara. Pjesëmarrësve u kërkohet që mos t’i bëjnë publike pjesëmarrjet e tyre në IGWEL programe në njoftimet e tyre/komunikatat nga Davosi”, thuhet në udhëzuesin e organizatorëve të Forumit Ekonomik Botëror.
“Me përjashtim të folësit të parë dhe të fundit të cilët janë të përcaktuar më herët, nuk ka role tjera formale. Moderatori në vend të folësve do të ftojë të gjithë pjesëmarrësit për intervenime të shkurta, jo më shumë se 2 minuta”, thuhet në një prej kritereve të organizatorëve.
“Nuk ka fjalime apo adresime të parapërgatitura, në vend të tyre pjesëmarrësve u kërkohet të përgjigjen në diskutimet e bëra në dhomë”, është një kriter tjetër, duke vazhduar më tej me kriterin e radhës “Asnjë staf shtesë, duke përfshirë sigurimin dhe përkthyesit e pa regjistruar, nuk lejohet të qëndrojë në dhomë”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit