LAJMI I FUNDIT:

Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit.

Kupchan u shpreh se NATO është e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje, duke e komentuar edhe vendimin e marrë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës.

Duke komentuar rolin e SHBA-ve, dhe BE-së në rajon, Kupchan në një intervistë për RTV21 tha se SHBA-të dhe BE-të kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për tu angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku, teksa shtoi se kjo gjë dallon nga nga epoka e Donald Trump, kur SHBA-të punonte vetëm.

Bisedën me ju po e nisim me takimin ministror të NATO-s, me pjesëmarrjen edhe të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, që u zhvillua në Bruksel. Përveç Ukrainës dhe Lindjes së Mesme edhe Ballkani Perëndimor ishte në fokus. Na thoni nga pikëpamja juaj cili është rreziku për të cilin ka shqetësim NATO, në fushën e sigurisë?

Charles Kupchan: Mendoj se në shumë aspekte Ballkani Perëndimor rrëshqiti jashtë radarëve të ngritur gjatë epokës së pas 11 shtatorit dhe pas luftës në Ukrainë. Dhe krejt papritur njerëzit janë shqetësuar se rajoni potencialisht mund të ecë në prapakthim, madje dhe drejt konfliktit. Kemi parë tensione që janë rritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhuna shpërtheu në veriun e Kosovës. Milorad Dodik në Republikën Serbe po flet për ndarje dhe për tu bërë president i parë i një Republike Serbe të pavarur. Dhe me të gjitha këto probleme NATO ishte e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje dhe kemi parë vendimin e marrë këtë javë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës. Kjo jo sepse ata po presin dhunë por është një mënyrë për të parandaluar dhunën.

Të gjitha paralajmërimet paralajmërimet për ruajtjen e sigurisë dhe paqes erdhën në një kohë të trazirave në Kosovë, siç e thatë dhe mundësive të destabilizimit edhe në Bosnjë. A ka frikë nga Rusia se do të mund dhe është e aftë që të përhapë një konflikt të ri, siç paralajmëroi edhe presidenti ukrainas Zelensky ditë më parë?

Kupchan:Nuk vihet në pikëpyetje se rusët asnjëherë nuk humbasin mundësinë që të provojnë të kapitalizojnë ndarjet e brendshme në Ballkanin Perëndimor, të nxisin telashe dhe të rrisin ndikimin e tyre. Kemi parë se rusët kanë provuar ta bllokojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kemi parë rusët që të provojnë të krijojnë rrëmujë dhe të pengojnë zgjidhjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Ne kemi parë rusët që të provojnë të rrisin ndikimin e tyre në Serbi, ku kanë një prani të intelegjencës së tyre. Mendoj se në një pamje më të gjerë është ajo e invadimit rus në Ukrainë po e dëmton reputacionin rus në rajon. Prandaj vendet si Serbia duhet të mendojnë dy herë përpara se t’i drejtohen Rusisë për ndihmë. Prandaj në një pamje më të gjerë njëra është Se Rusia gradualisht po e humbet duke humbur terrenin në rajon. Por nuk ka dyshim që ata do të shfrytëzojnë mundësitë për të nxitur telashe qoftë në Bosnje dhe Hercegovinë ose ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, rusët po përpiqen përmes përfaqësuesit të themi, Serbia, për të ndërhyrë në Ballkan?

Kupchan:Po. Dua të them, ata tani, ju e dini, mendoj se Rusia është në disponimin e nxitësit. Putin e sheh veten si dikush, misioni kryesor i të cilit është për të zbërthyer zgjidhjet e pas Luftës së Ftohtë për të nxitur telashe në Kaukaz, në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor. Dhe unë mendoj se një nga arsyet pse NATO po rritet është që të kundërshtojë përpjekjet e shtuara ruse dhe ndoshta për ta shfrytëzuar këtë si një mundësi, të reagimit për pushtimin rus të Ukrainës që përfundimisht ta ndihmojë rajonin ta kalojë pengesën, për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kahershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht ankorojnë të gjithë rajonin në institucionet Atlantike.

I kemi parë ta quaj gishtat e Rusisë në zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, në Banjskë më 24 shtator?

Kupchan:E dini, unë nuk e di saktësisht shkallën në të cilën Rusia po tërheq fijet si mjeshtri i kukullave. Kjo mund të ketë qenë më shumë një operacion i ndërtuar nga brenda. Por nuk ka dyshim se rusët mirëpresim këtë lloj trazire, duke kapitalizar mbi këtë lloj trazire. Por nuk do të shkoja aq larg sa të theksoja për një rol të qëllimshëm rus në dhunë.

Kur jemi tek zhvillimet në Banjskë më 24 shtator, pse përpjekjet diplomatike Evropiane dhe Amerikane më herët gjatë këtij viti, nuk arritën me sukses të parandalojnë këto ngjarje të ndodhin?

Kupchan: Mendoj se SHBA, dhe BE-ja kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për t’u angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku, ndryshe nga epoka e Trump, kur SHBA vërtet punonte vetëm. Tani ne shohim administratën e Biden duke u angazhuar në punë ekipore shumë domethënëse me BE-në në rajon. Dhe unë mendoj se ka në tryezë nga BE-ja një rrugë drejt normalizimit. Për fat të keq, më duket se jemi të bllokuar tani.

Mendoj se lidershipi në Prishtinë, z.Kurti, herë pas here ka ndërmarrë hapa që nuk janë të dobishme, duke e shtyrë çështjen e kartave të identitetit dhe targat, duke ulur kryetarët e bashkive në veri, pavarësisht se janë zgjedhur nga një pakicë e vogël e popullsisë. Mendoj se duhet të kthehemi në një dialog produktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse besoj se udhërrëfyesi që është parashtruar nga BE-ja ka potencial real për të çuar drejt normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ke ka pasur edhe raportime për grumbullim të ushtrisë serbe përreth ose në kufirin me Kosovën. A janë inkursionet brenda territorin e territorit të Kosovës një shenjë se situata nuk po shkon
drejt normalizimit?

Kupchan: Mendoj se tani për tani mund ta themi këtë Se situata nuk po ecën përpara. Dhe në fakt, ne kemi parë kthim prapa. Dhuna në lidhje, mobilizimi ose mobilizimi i raportuar të trupave serbe, tensionet që vazhdojnë të ekzistojnë në veri të Kosovës. këto janë shenja që tani retorika nacionaliste, pasionet nacionaliste kanë mbizotëruar rëndësinë e kthimit në rrugën e normalizimit. Por unë mendoj se veçanërisht sepse NATO i ka duart plot në Ukrainë, SHBA dhe Evropa i kanë duart plotë në Lindjen e Mesme, gjëja e fundit që duan është një shpërthim i dhunës së vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor Kjo është arsyeja pse unë mendoj se po shohim një angazhim kaq intensiv dhe pse NATO-ja, sipas mendimit tim, ka marr vendim të duhur për të rritur praninë e saj në Kosovë si një mënyrë për ta larguar shpërthimin e mundshëm të dhunës.

NATO thotë se po mendon të vendos në Kosovë dhe në rajon një mision të përhershëm të trupave kur është fjala për Kosovën. A mund të jetë kjo një zgjidhje gjithmonë për sigurinë duke marrë parasysh situatën gjeopolitike sot?

Kupchan: Mendoj se ajo çfarë NATO thotë është më shumë, sesa një zëvendësim i përkohshëm. Nuk mendoj se ajo për çfarë po flisni këtu është prania e përhershme e NATO-s, nëse kjo do të thotë diçka që do të zgjasë me dekada. Dhe kjo sepse në fund mbetem një optimist se do të ketë një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Do të ketë normalizim. Dhe kjo është sepse rajoni është afër Evropës. Shumë nga të ish shtetet e Jugosllavisë janë anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për mua, është çështja kur dhe jo nëse. Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova, Serbia janë ankoruar në BE dhe NATO. Kjo është një mundësi në këtë moment me të vërtetë, Mendoj se duhet kapur si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të marr vendime të vështira, për të bërë kompromise të vështira që do të ankorojë rajonin në Evropë.

A nuk janë të dyja palët Kosova dhe Serbia, në këtë rast kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, duke u përpjekur për të shtyrë zbatimin e asaj që kanë rënë dakord në Bruksel dhe Ohër, gjatë këtij viti?

Kupchan: Nuk ka dyshim se të dyja palët po i zvarrisin këmbët dhe unë mendoj se të dy, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe për të përmbushur angazhimet e tjera që janë paraqitur në në planin e BE-së. Problemi këtu është se nacionalizmiluan mirë në politikën e brendshme, dhe unë mendoj se deri diku të dy Kurti dhe Vuçiq e kanë luajtur kartën nacionaliste në një mënyrë që nuk ka qenë e dobishme, nuk e ka avancuar procesin e paqes. Ndoshta dikush ka shpresuar se shpërthimi i dhunës në Veri në mobilizimin e trupave serbe është i ngjashëm si për kosovarët dhe serbët njësoj. Se është koha për të ecur në drejtim e paqes, e normalizimit njëherë e për të gjithë.

Presidenti Vuçiq Dhe kryeministri Kurti, më shumë janë të gatshëm të përballen me njëri tjetrin jashtë tryezës së negociatave?

Kupchan:Unë mendoj se ne kemi parë përpjekje të përsëritura për t’I ulur të dy në tryezë. Ne kemi parë gjithashtu përpjekje të përsëritura me kryeministrin Kurti individualisht dhe presidentin Vuçiq individualisht. Unë mendoj se ajo që nevojitet këtu janë të vendoset duart në tavolinë. të provohen të gjitha mundësitë. Duhet që amerikanët të bëjnë presion mbi të dyja palët, që BE-ja ta bëjë të qartë se Serbia nuk ka rrugë drejt anëtarësimit në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Këtu ka një mundësi reale. Duhet të shfrytëzohet.

Kur u përmend plani evropian ose u vu në tavolinë, me një rast keni thënë dhe po ju citoj: kjo është mundësia më e mirë që ekziston për të zbatuar udhërrëfyesin që do të çojë në normalizim dhe njohje të Kosovës nga Serbia. A e besoni akoma se ky mund të jetë rezultati: njohja e Kosovës nga Serbia?

Kupchan: Mendoj se ky duhet të jetë rezultati. Asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të mjaftojë. Dhe unë mendoj se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë. A do të thotë kjo se ai rezultat duhet të arrihet në fillim? Jo, ndoshta jo. Dhe mendoj se ajo që BE-ja ka në mendje është një sekuencë hapash, rezultati përfundimtar i të cilit është njohja e plotë e Kosovës nga Serbia, si shtet i pavarur dhe sovran. Unë kam besim se do të arrijmë atje. Dhe unë mendoj se tani është koha që vërtetë të nisë, të hipet në makinë, për të ecur drejt asaj rruge. Viti i fundit apo më shumë ka dhënë të dyja, edhe rrezet e dritës dhe momente serioze të errësirës. Unë mendoj se fakti që NATO-ja diskutoi,Ballkanin Perëndimor, në krye të agjendës dhe të agjendës së tij në Bruksel këtë javë, duhet t’i japë rajonit një volum të caktuar të momentit për të vazhduar për të bërë kompromise të vështira dhe vendime të vështira.

Kur po përmend kompromise dhe vendime të vështira, por të dy udhëheqësit janë disi ngurrues për kompromis. Njëri nga njëra anë në krijimin e Asociacionit dhe tjetri, nga ana tjetër, duke mos e njohur de facto Kosovën. Pra, si të balancohen këto dy qasje shumë të ndryshme mes këtyre dyve?

Kupchan: Siç e dini hezitimi i të dy palëve, të hidhesh në fundin e thellë të pishinës, nëse doni, është i kuptueshëm. Dhe kjo për shkak se në Kosovë, pjesërisht për shkak të historisë dhe pjesërisht për shkak të shqetësimit për sovranitetin dhe si një Asociacion i komunave serbe do të balancohej me autoritetin të pushtetit qendror në Prishtinë, si marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbët etnikë do të evoluojë. Këto janë të gjitha çështje vërtetë me presion. Ata duhet të angazhohen. Dhe nga ana tjetër, në Beograd, në Serbi, ka shumë bagazh historik atje. Është e vështirë për serbët të pajtohen me faktin se Kosova është në rrugë të mbarë për sovranitet dhe pavarësi të plotë. Pra, duhet kohë që liderët të lëvizin popullsinë e tyre në drejtimin e duhur. Por siç e kam thënë më parë, mendoj se kjo është mundësia më e mirë që dy palët kanë parë ndonjëherë. Dhe mendoj se do të ishte një gabim tragjik për ta që të mos e shfrytëzojnë momentin.

A kanë ende kohë që ta shfrytëzojnë këtë moment?

Kupchan:Ata kanë ende kohë. Dhe unë mendoj se në një mënyrë, çfarë ka vendosur të bëjë NATO është që të blejë më shumë kohë duke vënë një prani më të madhe të NATO-s, duke e bërë të qartë se NATO është e vendosur për ta çuar Kosovën dhe Serbinë përtej vijës së cakut, të vendosur për të siguruar që Republika Serbe nuk shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ta zhys atë pjesë të Ballkanit prapa në historinë e tij të errët. Pra, po, ka kohë, por ka edhe urgjencë. Dhe kjo është pse, unë mendoj se duhet të largohemi nga dhuna, tensionet, lëvizjet provokative që të dy palët kanë ndërmarr përgjatë një viti e më shumë të rikthehen dhe të shfrytëzojnë këtë moment përpara.

Meqë po flisnim për situtatën do t’ju citoj edhe një herë: “palët duhet të ulen në tavolinë dhe të krijojnë një plan: një formë autonomie pa kërcënuar integritetin dhe sovranitetin e institucioneve shtetërore të Kosovës. Por pikërisht fjala autonomi është çështja e ndjeshme për kosovarët dhe për lidershipin e Kosovës. Pra si mendoni ju që kosovarët do ta pranonin ta them, ketë fjalë?

Kupchan:E dini, autonomia ka forma të ndryshme. Nëse shikoni nëpër botë, qoftë kjo në Kanada, ku e keni Quebec, ose në Spanjë, katalonët dhe baskët, në Belgjikë frëngjisht folësit flamanë, në Malajzi pakica të ndryshme etnike. Ka shumë formula të ndryshme që kanë pasur sukses për të sjellë stabilitet në vendet që janë multietnike. Për çfarë formule gjendja në Kosovë është e favorshme? Cfarë lloji i autonomisë apo vetëqeverisjes? Çfarë niveli i vetëqeverisjes shpërshfaqet? Djalli vërtetë fshihet në detaje. Kjo varet nga lidershipi në Beograd dhe Kosovë për ta gjetur. Por ne e dimë nga historia, ne e dimë duke parë përreth në botë që këto lloj kompromisesh funksionojnë. Tani iu takon diplomatëve për tu ulur në tryezë dhe të bëjnë punë të vështirë për të gjetur një formulë me të cilën mund të jetojnë edhe Kosova edhe Serbia.

Meqë e përmendët që tani diplomatët duhet të ulen rreth tryezës më lejoni t’ju pyes, çfarë duhet BE dhe SHBA të bëjnë tani në këtë situatë për të shtyrë përpara këtë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë?

Kupchan: SHBA dhe BE-ja duhet të mbajnë hapur të ardhmen pozitive, të begatë dhe të sigurt që vjen me marrjen e vendimeve të vështira dhe normalizimin e marrëdhënieve. Dhe ata gjithashtu duhet të bëjnë të qartë se nëse ato vendime të vështira dhe kompromise nuk bëhen, do të ketë kosto. BE dhe SHBA, do të mbajnë distancën e tyre nga Kosova dhe Serbia. Ata mund të pezullojnë lloje të ndryshme të bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik. Dhe unë mendoj se një nga levat më të fuqishme që BE-ja duhet të thotë: ju dëshironi të bashkoheni me Evropën, ju doni të anëtarësoheni në institucionet atlantike që gëzojnë sigurinë, begatinë një shoqëri civile e begatë që vjen me atë rezultat. Atëherë keni disa vendime të vështira për të marrë. Kjo është ajo që është një burim shumë i fuqishëm levash. E kemi parë këtë gjithandej Evropës Qendrore dhe Lindore, me efekt të mirë.

Dukeni shumë optimist. Ku bazohet optimizmi juaj që Kosova dhe Serbia do ta gjejnë më në fund zgjidhjen paqësore afatgjate?

Kupchan: Unë jam optimist, së pari, sepse ne e kemi parë këtë eksperiment. Funksionon në shumë pjesë të tjera të Evropës. Po, Ballkani Perëndimor ka mbetur prapa dhe ka pësuar më shumë gjakderdhje dhe ndarje se pjesët e tjera të Evropës, pas përfundimit të komunizmit në rënien e Murit të Berlinit. Por unë jam i bindur se pjesë-pjesë, Ballkani Perëndimor përshtatet në atë mozaik më të gjerë. Dhe është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh që Ballkani Perëndimor është në një fqinjësi të mirë. Ata janë të rrethuar nga BE  dhe anëtarët e NATO-s, janë faqe për faqe me spirancën e shoqërisë perëndimore Do të isha më pak optimist për Azinë Qendrore, për Kaukazin, për rajonet e botës që nuk janë në të njëjtën fqinjësi të mirë, por gjeografia dhe afërsia ende kanë rëndësi. Dhe kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, jam optimist se Kosova dhe Serbia do të gjejnë rrugën e tyre drejt normalizimit dhe integrimit të plotë dhe në komunitetin e Atlantikut. /RTV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i kryeshefit të KRU

Arrestimi i kryeshefit të KRU "Gjakova", për çka po kërkohej Krasniqi nga INTERPOL-i

Drejtësi
Pas shkarkimit të Kryesuesit të Kuvendit, LVV e LDK në Prishtinë me ambicie për formimin e shumicës

Pas shkarkimit të Kryesuesit të Kuvendit, LVV e LDK në Prishtinë me ambicie për formimin e shumicës

Prishtina
Babë e bir që humbën jetën në Lushnjë, sot kishin nisur punën

Babë e bir që humbën jetën në Lushnjë, sot kishin nisur punën

Lajme
“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

“Ma keni marr djalin prej gjinit, sot e ke hala bankën e djalit me lula”, reagon nëna e 15-vjeçarit të vrarë në Drenas

Elfije Boletini
Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë

Lajme
Osmani e Lajçaku takohen në Forumin e Antalias, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Osmani e Lajçaku takohen në Forumin e Antalias, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Lajme
Kalo në kategori