LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës me protestë para zyrave të ZRRE-së (Video)

Kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës me protestë para zyrave të ZRRE-së (Video)

“Grupi i Qytetarëve të Pavarur” me një aksion simbolik të martën kanë protestuar para zyrave të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ku kanë kundërshtuar rritjen e çmimit për energjinë elektrike.

“Sot me këtë aksion simbolik deshëm t’i kujtojmë ZRRE-së, Qeverisë dhe Kuvendit se ne flemë mbi qymyr. Përfitimi i energjisë elektrike me qymyr është nga format më të lira të përfitimit të energjisë, por koston e ulët financiare e paguajmë me shëndet”, ka thënë Arbër Rushiti nga “Grupi i Qytetarëve të Pavarur”.


Ndërsa, Granit Gashi, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën e cila do të organizohet të mërkurën.

“Të mërkurën nga ora 12:00, do të fillojmë para ndërtesës së KEDS-it duke vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë dhe Kuvendit. Ne jemi në grup qytetarësh pa prapavijë partiake dhe pa qëllime tjera përveç parandalimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori