LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e skuadrave të Kosovës në garat evropiane, situata e tyre dhe datat e takimeve

Kundërshtarët e skuadrave të Kosovës në garat evropiane, situata e tyre dhe datat e takimeve

Sot (e diel) është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për garat para-kualifikuese dhe kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Klubet nga Kosova kanë nisur kampanjën e tyre për të plotësuar ëndrrën drejt garave elitare ekipore të Evropës.


Kampioni i Superligës, Drita ishte klubi i parë shqiptar që nisi me ndeshjet para-kualifikuese, ku fitoi 2-1 ndaj Inter Escaldes të Andorrës.

Drita triumfon ndaj Inter Escaldes dhe kalon në finale të raundit para-kualifikues të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Drita triumfon ndaj Inter Escaldes dhe kalon në finale të raundit para-kualifikues të Ligës së Kampionëve

Me këtë fitore, “Intelektualët” kaluan në finale të fazës para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshen me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield.

Në rast se triumfojnë, ekipi gjilanas ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për gjigantët polak të Legia Warsawas.

Nga Kosova në garat evropiane, por në para-kualifikueset e Ligës së Kampionëve do të luajnë edhe fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina dhe nën-kampioni Gjilani.

Klubi kryeqytetas merr pjesë për herë të katërt radhazi në garat evropiane dhe kësaj radhe shorti deshi që ata të ndeshen me Lincoln Red Imps FC të Gjibraltarit.

Në anën tjetër, Gjilani debuton në garat evropiane dhe gjatë hedhjes së shortit u caktua takimi i tyre me ekipin nga San Marino, FC Tre Penne.

Të dy klubet nga Kosova do të luajnë ndeshjet e tyre në udhëtim dhe në rast fitore do të kalojnë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Në rast kualifikimi përsëri do të hidhet short dhe këto dy klube do të mësojnë kundërshtarët e rinj.

Drita takimin e mbetur para-kualifikues do ta luaj të martën me 11 gusht, ndërsa në rast kualifikimi ndeshja me Legian do të zhvillohet me 18-19 gusht.

Prishtina dhe Gjilani ndeshjet pritet t’i zhvillojnë me datë 20 gusht, ndërsa shkaku i situatës me pandeminë të gjitha ndeshjet para-kualifikuese dhe tri raundet e para kualifikuese do të zhvillohen me nga vetëm një takim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori