Distra Krasniqi është mposhtur në finalen e Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja nga Kosova shkëlqeu në Paris, por në fund nuk kishte fat për ta fituar medaljen e artë.

Gjithsesi xhudistja jonë arriti ta marrë medaljen e argjendtë nga ky Grand Slam i respektuar.

Në anën tjetër, Akil Gjakova u mposhtë në garë për medaljen e bronztë duke përfunduar në pozitën e katërt.

E për Grand Slamin e Parisit, ka folur edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka që po qëndron me xhudistët në Paris.

“Mirëmëngjesi nga Paris Bercy. Grand Slam Paris. Kosova për 7 vjet i ka fituar 9 medalje. Majlinda 4 të arta një të argjendtë, Akili 1 të artë, Disi 1 të argjendtë e 2 të bronzta”.

“Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë: E para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkëlqyeshme dhe me rritjen e vlerës së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet”

“E dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik. Vite me radhë kemi punuar janë fituar krejt medaljet e mundshme në Sport,e arta Olimpike si Kurorë dhe tani Shteti ynë dita ditës po e jep hakun për vlera”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/