LAJMI I FUNDIT:

Kuka: Majlindës nuk i ka dalë asnjë cent për pagat që nga korriku i vitit 2016

Kuka: Majlindës nuk i ka dalë asnjë cent për pagat që nga korriku i vitit 2016

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se krenaria e sportit të Kosovës nuk i ka marrë pagat që nga korriku i vitit 2016.

Në reagimin e tij, ai thotë se të gjithë mburren me emrin e Majlindës, porse askush nuk interesohet se si po trajtohet ajo.


“Kush po punon për kolapsin e sportit në Kosovë? A kanë njohuri institucionet e shtetit që kampiones Olimpike si ka dalë asnjë cent për pagat ndaj saj prej korrik 2016 !”.

“Kosova e vogël, por me heronj të mëdhenj”
Lexo po ashtu “Kosova e vogël, por me heronj të mëdhenj”

“A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017? Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokadën e sportit me kampion evropian, botëror e olimpik?”.

“Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka kampionen Olimpike, por s’po pyet askush si po trajtohet ajo!”.

“A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vijë të qajë e trokasë nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportistë që janë sjellë në atë gjendje?”.

“Nuk do ta shihni kurrë asnjë nxënës timin në atë gjendje, nuk mund të shantazhoni kampionen Olimpike të vijë e të lusë askënd!”.

“Fotografitë që i postoni me Majlindën tash e tutje duhet të marrë leje çdo politikan përndryshe do të kërkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë t’i padisim e ndoshta në atë formë bëjmë buxhet për aktivitetet tona”, ka shkruar Kukan në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori