LAJMI I FUNDIT:

Kualifikimi historik i Gjeorgjisë – ata festuan me stil kalimin në Euro 2024

Kualifikimi historik i Gjeorgjisë – ata festuan me stil kalimin në Euro 2024

Pati lot gëzimi, festa në rrugë dhe një pushtim i fushës në stadium, ku Gjeorgjia festoi me stil të martën, pasi skuadra e saj e futbollit për meshkuj bëri histori duke u kualifikuar në Euro 2024.

Kombëtarja e 77-të në botë e dinte se duhej të mposhte Greqinë në finalen e playoff-it për të arritur turneun e saj të parë të madh dhe e bëri këtë në mënyrën më dramatike të mundshme.


Pasi ndeshja përfundoi 0-0 pas kohës shtesë, ndeshja u vendos me penallti të cilën Gjeorgjia e fitoi 4-2, ku Nika Kvekveskiri e ktheu goditjen e penalltisë në gol për të çuar turmën vendase në festë.

Dukej se Kvekveskirit iu desh një sekondë për të kuptuar përmasat e asaj që sapo kishte bërë, para se të ikte në festë me shokët e tij emocionalë që e ndiqnin pas.

Tifozët brenda stadiumit “Dinamo Arena” të Tbilisit u futën shpejt në fushë për të festuar me heronjtë e tyre të rinj dhe me flamujt gjeorgjian.

Videot në mediat sociale tregojnë lojtarët duke kërcyer dhe kënduar në dhomat e zhveshjes pasi u tërhiqen nga fusha. Fitorja u festua me po aq emocione në rrugët e kryeqytetit të vendit.

“Disa nuk besuan tek ne, por tani do ta besojnë. Ne jemi të lumtur. Unë kurrë nuk kam pasur një emocion të tillë në jetën time”.

“Faleminderit tifozëve gjeorgjianë. Kam luajtur në shumë stadiume, por nuk kam parë askund një mbështetje të tillë. Ishe faktori më i rëndësishëm”, ka thënë ylli i Gjeorgjisë, Khvicha Kvaratskhelia për 1TV Sport.

Skuadra, e drejtuar nga ish-futbollisti francez Willy Sagnol, tani do t’i bashkohet Grupit F në Euro 2024, së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Turqinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori