LAJMI I FUNDIT:

Kuajt e shtrirë rrëshqisnin nëpër kodër, ekspertët e befasuar me rastin (Video)

Kuajt e shtrirë rrëshqisnin nëpër kodër, ekspertët e befasuar me rastin (Video)

Grupi i kuajve që ndodheshin në Cape Toi të Japonisë, janë parë teksa rrëshqisnin të shtrirë nëpër një kodër të mbuluar me barë.

Nuk dihet se pse vepronin në këtë mënyrë kafshët e egra, që nuk është parë me herët dhe ka befasuar edhe ekspertët, transmeton Telegrafi.


“Po kruheshin dhe largonin mizat” si dhe “thjeshtë kanë dëshirë të rrëshqasin”, janë disa nga komentet e shikuesve.

Të njohur si Misaki-uma, këta janë pasardhës të kuajve të luftës, që janë bërë të egër para 300 vitesh, ndërsa tani konsiderohen si monument natyror. /Telegrafi/