LAJMI I FUNDIT:

Ku është zhdukur gruaja e diktatorit? Ajo nuk po shihet përkrah Kim Jong-un qe shtatë muaj! (Foto)

Ku është zhdukur gruaja e diktatorit? Ajo nuk po shihet përkrah Kim Jong-un qe shtatë muaj! (Foto)

Gruaja që shoqëronte thuajse në çdo dalje publike diktatorin Kim Jong-un, ka shtatë muaj që nuk është parë në krah të tij, duke shkaktuar spekulime për një paqëndrueshmëri politike në Penian, shtatzëni apo të jetë ndarë prej tij.

Bëhet fjalë për Ri Sol-ju, e cila në vitin 2013 u shfaq në krah të diktatorit në 22 raste dhe thuajse po aq në 2014 e 2015, por vetëm tri herë për këtë vit.


Ri Sol-ju është parë për herë të fundit në publik para shtatë muajsh, kur së bashku me Kimin përuronin ndërtimin e një fabrike të re të përpunimit të produkteve blegtorale, transmeton Top Channel.

Ekziston edhe frika se mund të jetë pushkatuar...
Ekziston edhe frika se mund të jetë pushkatuar…

Kjo ka bërë që ekspertë dhe njohës të regjimit komunist në Korenë e Veriut të hedhin në qarkullim tri mundësi. E para, që Ri Sol-ju mund të jetë shtatzënë, e dyta që ajo mund të jetë internuar apo më keq akoma të jetë pushkatuar nga Kim Jong-un dhe e treta, të jetë ndarë nga diktatori.

“Gjithçka mund të ketë ndodhur. Ose mund të jetë shtatzënë, ose ka probleme mes tyre”, thotë njohësi i regjimit të Koresë së Veriut, profesori japonez, Toshimitsu Shigamura.

Në vitin 2013, ajo u shfaq në krah të diktatorit në 22 raste dhe thuajse po aq në vitet 2014 e 2015, por vetëm tri herë për këtë vit.
Në vitin 2013, ajo u shfaq në krah të diktatorit në 22 raste dhe thuajse po aq në vitet 2014 e 2015, por vetëm tri herë për këtë vit.

Ri Sol-ju njihet si e afërt me Jan Song-thaek, xhaxhai i Kim Jong-un dhe këshilltar i tij, i ekzekutuar në dhjetor të 2013, pas akuzave për “përçarje të unitetit të partisë”.

“Ka disa raportime për përplasje në Penian, përfshirë këtu edhe ato që thonë për përpjekjen e disa fraksioneve të ushtrisë për të rrëzuar Kim Jong-un në 2013”, ka thënë Shigemura.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori