LAJMI I FUNDIT:

Ku është dallimi midis krokodilit dhe aligatorit?

Ku është dallimi midis krokodilit dhe aligatorit?

Edhe pse janë aq të ngjashëm saqë shumica mendojnë që është fjala për të njëjtën krijesë, krokodili dhe aligatori megjithatë dallojnë dukshëm

Të dy kafshët i përkasin të njëjtit rend të grabitqarëve tropikalë (Crocodylia).


Të dy janë shumë të rrezikshëm për qeniet të cilat jetojnë në afërsinë e tyre, kanë bishta të gjatë, dhëmbë të mbrehtë, këmbë të shkurtra, transmeton Telegrafi.

Janë inteligjentë, gjakftohtë, e duan notin, kanë bebëza vertikale të syve të cilat zgjerohen kur drita është e dobët, falë të cilave janë gjuetarë të shkëlqyeshëm.

Pra, kanë shumë ngjashmëri, mirëpo megjithatë – krokodili dhe aligatori janë dy lloje të ndryshme. Çka i dallon?

Krokodilët kanë bishta të gjatë, në formë të shkronjës V, ndërsa dhëmbi i katërt u del jashtë edhe kur e kanë gojën të mbyllur.

Shumica janë më agresivë se aligatorët dhe mund gjenden në gjithë botën, ndërsa aligatorët kryesisht jetojnë në SHBA dhe Kinë

Krahas kësaj, aligatorët kanë kokë më të shkurtër dhe më të gjerë, në formë të germës U.

Derisa disa lloje krokodilësh mund të gjenden edhe në ujë deti, aligatorët do t’i gjeni ekskluzivisht në ujëra të ëmbla. /Telegrafi/