LAJMI I FUNDIT:

“Piratët e Karaibeve” pa konkurrencë në shikueshmëri (Video)

“Piratët e Karaibeve” pa konkurrencë në shikueshmëri (Video)

Pas gjashtë vitesh pritjeje të gjatë, “Piratët e Karaibeve” (“Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”) i kanë mbushur sërish sallat e kinemave në mbarë botën që prej disa ditësh dhe duket se ky film as e ka ndërmend të zbresë në vendin e dyte të filmave më të ndjekur edhe për ditët në vijim.

Erërat e fatkeqësisë në këtë seri do të fryjnë edhe më fort për kapitenin Jack Sparrow, kur fantazmat e piratëve të vdekur në bashkëpunim me armikun e tij të vjetër kapitenin e tmerrshëm Salazar, të arratisur nga Trekëndëshi i Djallit, do të përpiqen të vrasin të gjithë piratët e deteve, duke përfshirë edhe atë vetë.


E vetmja shpresë e kapitenit Sparrow do të jetë kërkimi i Sfurkut të Poseidonit, i cili i jep zotëruesit të tij fuqi të pakontrolluar mbi detin, transmeton TCH.

Dwayne Johnson dhe heronjtë e premierës së re “Baywatch” po përpiqen me të gjitha forcat t’i afrohen arkëtimeve të “Piratëve të Karaibeve”, por duket se është një mund i kotë.

As vajzat joshëse të “Baywatch” nuk kanë mundur të ndalin suksesin e piratëve Johnny Depp, Geoffrey Rush e Javier Bardem, në prodhimin me efekte 3D të Walt Disneyt, i cili ka arkëtuar më shumë se 390 milionë dollarë në “box-office” deri më tani.

Katër seritë e para të sagës së aventurave detare kanë mbledhur rreth 2.45 miliardë dollarë, shifër e cila do të vijojë të rritet deri në fund të projeksioneve të “Piratëve të Karaibeve 5”.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori