LAJMI I FUNDIT:

KSHZ ndërpret veprimtaritë dhe aktivitetet zgjedhore

KSHZ ndërpret veprimtaritë dhe aktivitetet zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) miratoi sot një seancë ndërprerjen e veprimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin caktuar më 12 prill, pas hyrjes në fuqi të dekratit me fuqi ligjore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ndalohen të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë e mëtutjeshme të Komisioneve Komunale Zgjedhore. Të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra deri më 22 mars 2020 konsiderohen të vlefshme. Të gjitha veprimet e mbetura që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor do të parashikohen në orarin e rishikuar që KSHZ-ja do të miratojë menjëherë pasi të largohet gjendja e jashtëzakonshme me miratimin e një dekreti të ri qeveritar për zgjatjen e procesit zgjedhor”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.


Derkoski gjithashtu theksoi se KSHZ do të ruajë dhe sigurojë dokumentacionin zgjedhor deri në zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç shpjegoi ai, menjëherë pas ndryshimit të situatës, pra pas miratimit të dekretit të ri të Qeverisë për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore do të duhet të sjellë një orar të rishikuar për zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori