LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Me këtë publik në Prishtinë u bëjmë probleme të mëdha edhe kombëtareve të mëdha

Kryeziu: Me këtë publik në Prishtinë u bëjmë probleme të mëdha edhe kombëtareve të mëdha

Mesfushori titanik i Kosovës, Hekuran Kryeziu, shfaqi tjetër paraqitje fantastike për përfaqësuesen me rezultat 4-0.

Super paraqitje e Kryeziut në këtë takim, i cili madje bëri asistimin e mbrëmjes.


Një top i tij nga himalajet e gjeti Arbër Zenelin, i cili kompletoi hetrikun e tij në këtë duel.

Kryeziu thotë se kombëtaret nuk ishin në nivel, teksa shprehu kritikat e tij për ekipin për 20 minuta në pjesën e parë, teksa falënderoi publikun për përkrahjen.

“Jam i kënaqur me ndeshjen dhe rezultatin. Në pjesën e parë pas 20 minutave patëm disa probleme, por nuk kishte rrezik në asnjë moment. Në pjesën e dytë ka qenë ndeshja ashtu si ne duam këtu në vendin tonë. Sot ka qenë përkrahja e publikut fantastike. Kurrë nuk kam përjetur këso publike që nuk ka pushuar nga minuta e parë deri te minuta e fundit. Ja dedikojmë këtë fitore publikut”.

“Në Ligën e Kombeve nuk ishin kundërshtarë të fortë, me gjithë respekt, por kualifikimet për evropian që do të vijnë do të jenë ndeshjet më të vështira. Por, këtu në Prishtinë do t’i bëjmë probleme të mëdha secilit ekip”.

“Azerbajxhani ishte kundërshtar i fortë në dy ndeshje, por rezultati ishte i merituar, besoj që ishim më të mirë se sa Azerbajxhani dhe merituam të shkojmë në gjysmëfinale”.

“Besoj se sidomos këtu në Prishtinë me këtë publik do t’i bëjmë secilit ekip probleme të mëdha. Në kualifikime skuadrat kanë tjetër kualitet dhe sigurisht se do të bëjmë maksimumin”, deklaroi Hekurani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori