LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht

Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë dalë për të votuar 7.22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.


“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor Komisionit Qendror Zgjedhor është në bashkëpunim të  vazhdueshëm me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.

Sipas tij, sipas të dhënave preliminare të mbi 97 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88,622 votues, ose 7.22 për qind.

Ndryshe, sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës, ku po konkurrojnë 42 kandidatë për kryetarë komune.

Deri tani nuk janë raportuar parregullsi të mëdha, ndërsa në orët e mëngjesit komuna e Gjakovës është përballur me mungesë të energjisë elektrike. /Telegrafi/