LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton KB Prishtinën pas sukseseve në FIBA Europe Cup

Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton KB Prishtinën pas sukseseve në FIBA Europe Cup

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sonte Klubin e Basketbollit Prishtina, për ti uruar për suksesin e arritur në garat ndërkombëtare.

Veseli u prit nga krerët e Klubit Prishtina dhe nga dhjetëra basketbollistë të rinj dhe lojtarët e klubit, të cilët e falënderuan për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportin.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Dekada e Re do të jetë e ndritshme për të gjithë e sidomos për të rinjtë që merren dhe arrijnë suksese në sport.

“Ndjenjë shumë e bukur që mbrëmjen e sotme ta përmbylli në mesin e dhjetëra kampionëve të ardhshëm dhe yjeve të tashme të Prishtinës të cilët realizuan suksesin më të madh në historinë e sporteve ekipore me kualifikimin në mesin e ekipeve më të mira të FIBA Europe Cup”.

“Rinia dhe sporti janë prioritete të prioriteteve tona”.

“Investimi në ta është investim në zhvillimin dhe promovimin e shtetit tonë. Dekada e Re do të jetë e ndritshme për të gjithë e sidomos për këto kategori të shoqërisë sonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori