LAJMI I FUNDIT:

Kryengritja e Ilindenit u përkrah edhe nga shqiptarët (Video)

Kryengritja e Ilindenit u përkrah edhe nga shqiptarët (Video)

Se shqiptarët kanë pasur rolin e tyre në Kryengritjen e Ilindenit dhe shpalljen e Republikës së Krushevës, këtë e dëshmojnë edhe dokumente historike, theksoi historiani Ilmi Veliu. Ai tha se në mesin e shumë dokumenteve që i posedon, është edhe një fragment nga libri i Koço Topuzovskit, ku thuhet se në mes banorëve të Krushevës, në mesin e të cilëve jetonin edhe shqiptarë ortodoks, ka pasur një marrëveshje për kryengritjen e Ilindenit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“60 persona ishin ata, të cilët e organizuan këshillin e Republikës së Krushevës. Nga ata, 20 ishin shqiptarë, 20 maqedonas dhe 20 vlleh, të cilët kanë organizuar edhe qeverinë e përkohshme”, u shpreh Ilmi Veliu, historian.


Historiani Isamedin Azizi, ndër të tjerash theksoi se historiografia shqiptare nuk i ka kushtuar rëndësi kryengritjes së Ilindenit, por bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka qenë i theksuar edhe në luftërat ballkanike, ku të dy popujt e janë ndarë fatin e njëjtë.

“Kjo vlen të dyshohet se pjesëmarrja e shqiptarëve ka qenë ndoshta e imponuar, në kuptimin se kur të vjen lufta tek dera, detyrimisht duhet të luftosh. Gjë që nuk kontestohet as pjesëmarrja e shqiptarëve, por mos të harrojmë se në shuarjen e kryengritjes së Ilindenit pjesa dërmuese në ushtrinë otomane kanë qenë shqiptarë”, tha Isamedin Azizi, historian.

Anton Sereçi, anëtar i këshillit organizativ për manifestimet kulturore e shkencore në “Ditët e Republikës së Krushevës”, tha se me insistimin e tij janë përfshirë edhe historianë shqiptarë në shënimin e kësaj feste.

“Mua më vjen keq se ne si shqiptarë këtu në Maqedoni, çdo herë mundohemi të dëshmojmë se jemi shqiptarë. Para kujt? Para atyre që nuk kanë të kaluar, nuk kanë një person të pastër maqedonas! Ma thoni vetëm një hero nga e gjithë historia e popullit maqedonas?”, shtoi Anton Sereçi, historian.

Nga analiza e bërë në debatin e së mërkurës mbrëma të “Click Plus” në Tv21, bashkëbiseduesit erdhën në konkluzion se pjesëmarrjes së shqiptarëve në kryengritjen e Ilindenit i është dhënë jehonë e madhe pas Luftës së II-të Botërore, duke paraqitur fakte se të gjitha etnitetet kanë marrë pjesë në formimin e Republikës se Krushevës, e cila zgjati vetëm 10 ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori