LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Zaev dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor në takim joformal me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini

Kryeministri Zaev dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor në takim joformal me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini

Kryeministri Zoran Zaev sëbashku me kryeministrat e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor nesër mbrëma në Bruksel do të marrë pjesë në një takim joformal me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Në takimin e tretë joformal të kryeministrave me Mogherinin do të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për perspektivat për vitin 2018, kur partnerëve evropianë në rajon do t’ju ofrohet mundësia e vetme për përparim në rrugën e integrimeve në BE.


“Bashkimi evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhmanit kah vendet e rajonit me qëllim që të sigurojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt BE-së të bëhet i pakthyeshëm”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Ky takim joformal paraqet vazhdim të bisedimeve të përfaqësueses së lartë, Mogherini me liderët ballkanik nga muaji maj, kur ajo i bashkoi në një takim joformal pune.

Pritet që gjatë takimit ditën e hënë të bisedohet për strategjinë, të cilën Komisioni evropian e përgatit për në muajin shkurt, për qasjen e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2025, si dhe për hapat e rradhës e projektuar për Shqipërinë, Maqedoninë, BeH dhe Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori