LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti në homazhet për këngëtarin Ismet Bogujevci: Kënga e tij do të rrojë jo vetëm me brezin tonë, por edhe me ata që do të vijnë

Kryeministri Kurti në homazhet për këngëtarin Ismet Bogujevci: Kënga e tij do të rrojë jo vetëm me brezin tonë, por edhe me ata që do të vijnë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit me trupin e këngëtarit Ismet Bogujevci, të vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këngëtari i njohur i këngës popullore shqipe, Bogujevci, u nda nga jeta një ditë më parë.


Në deklarimin para mediave pas homazheve, kryeministri Kurti shpalosi dromca kujtimesh nga fëmijëria dhe admirimin që kishte për këngëtarin Bogujevci.

Ai tha se si fëmijë, teksa ndiqnin programin e vitit të ri në televizion, i prisnin me një mosdurim të gëzueshëm këngët e Ismet Bogujevcit dhe të Riza Bytyqit.

Kryekuvendari Konjufca ngushëllon familjen Bogujevci
Lexo po ashtu Kryekuvendari Konjufca ngushëllon familjen Bogujevci

“Në vegjëli, se çka është martesa e mësuam prej prindërve, por edhe prej këngës ‘Martesa jonë’ të Ismet Bogujevcit. Edhe sot e kësaj dite kur e dëgjoj fjalën Kaçanik më ushtojnë veshët për shkak të vargut ‘ushton Gryka e Kaçanikut” të kënduar nga Ismet Bogujevci. E për Tefik Çangën, shumë kohë para se ta marr vesh se është emri i një fabrike të drurit në Ferizaj, dhe i një partizani të Luftës së Dytë Botërore, kam ditur ta këndoj ngapak duke e imituar Ismet Bogujevcin”, rikujtoi kryeministri Kurti.

Ai theksoi se këngëtari Bogujevci ishte njeri tejet i mirë dhe i dashur. “Ashtu siç do të na mungojë fizikisht dhe do të kemi mall për të shumë kohë të gjatë, njashtu edhe kënga e tij do të rrojë jo vetëm me brezin tonë, por edhe me ata që do të vijnë”, tha kryeministri Kurti.

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kanye West dhe gruaja Bianca Censori ndalojnë për një darkë, mes pretendimeve se familja e saj ka frikë se ai do ta 'tërheqë' në sipërmarrjen e tij pornografike

Kanye West dhe gruaja Bianca Censori ndalojnë për një darkë, mes pretendimeve se familja e saj ka frikë se ai do ta 'tërheqë' në sipërmarrjen e tij pornografike

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Kalo në kategori