LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik Starmer takohet me producentët e serialit Adoleshenca, mbështet planin që drama të transmetohet në shkolla

Kryeministri britanik Starmer takohet me producentët e serialit Adoleshenca, mbështet planin që drama të transmetohet në shkolla

Kryeministri britanik Keir Starmer u takua të hënën me krijuesit e serialit të Netflix “Adolescence”, një serial me katër episode, që trajton historinë e një djali të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës.

Seriali ka ndezur një debat të gjerë mbi ndikimin e rrjeteve sociale te të rinjtë, shkruan Reuters.

Produksioni eksploron se si idetë e influencuerëve ‘online’, si i vetë-përshkruari mizogjinist Andrew Tate, mund të formësojnë qëndrimet e fëmijëve të varur nga telefonat inteligjentë dhe t’i shtyjnë ata drejt dhunës.


Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit.

“Si baba, duke parë këtë serial me djalin dhe vajzën time adoleshente, mund të them se pati një ndikim të madh tek unë,” deklaroi ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne, përfaqësues të organizatave bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Downing Street.

“Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”.

Drama imersive, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u bërë seriali i parë i një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV.

Sipas të dhënave të përpiluara nga kompania e matjes së audiencës Barb, gati 6.5 milionë njerëz ndoqën episodin e parë dhe 5.9 milionë të dytin gjatë javës 10-16 mars.

Jack Thorne, i cili ka deklaruar se fëmijët nuk duhet të kenë telefona inteligjentë deri në moshën 14-vjeçare, e ka cilësuar ndikimin e maskulinitetit toksik dhe të ashtuquajturës kulturë “incel”, e cila nxit urrejtjen ndaj grave dhe vajzave, si një krizë në rritje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori Xhevdet Jashari befason me deklaratën: Më mirë thuaj jam serb, se sa kosovar

Aktori Xhevdet Jashari befason me deklaratën: Më mirë thuaj jam serb, se sa kosovar

Magazina
“Gëzuar ditëlindjen, plak i nevrikosur”, Antonela surprizon Messin me një tortë të veçantë për ditëlindjen

“Gëzuar ditëlindjen, plak i nevrikosur”, Antonela surprizon Messin me një tortë të veçantë për ditëlindjen

Magazina
Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e shtatë fëmijëve, Gloria Zamora vritet nga bashkëshorti

Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e shtatë fëmijëve, Gloria Zamora vritet nga bashkëshorti

Magazina
Françeska Murati reagon pas zjarrit në rezidencën e saj në Tiranë: Nuk ishte kati im

Françeska Murati reagon pas zjarrit në rezidencën e saj në Tiranë: Nuk ishte kati im

Magazina
Scarlett Johansson shkëlqen në premierën e “Jurassic World Rebirth” dhe ndan një tjetër puthje me Jonathan Bailey

Scarlett Johansson shkëlqen në premierën e “Jurassic World Rebirth” dhe ndan një tjetër puthje me Jonathan Bailey

Magazina
I dhuroi punëtorit të KEK-ut një mijë euro, Mozzik e 'thumbon' Labin: E vërteta e bamirësisë është heshtja, e jo rrjetet sociale

I dhuroi punëtorit të KEK-ut një mijë euro, Mozzik e 'thumbon' Labin: E vërteta e bamirësisë është heshtja, e jo rrjetet sociale

Magazina
Kalo në kategori