LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Londrës bën thirrje për një referendum të dytë për BREXIT

Kryebashkiaku i Londrës bën thirrje për një referendum të dytë për BREXIT

Një referendum të ri për “Brexit”-in! Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar një votim të ri, duke kritikuar mënyrën sesi qeveria po adreson negociatat me BE-në.

Politikani laburist tha se, me Britaninë e Madhe që brenda 6 muajsh duhet të largohet nga BE-ja, rreziku që kanoset tani është ai i një marrëveshjeje të keqe apo të asnjë marrëveshjes.


“Debati aktual është përqendruar më shumë tek ambiciet politike të Boris Johnsonit, sesa tek ajo që është e mirë për Britaninë e Madhe”, tha Khan.

Kryeministrja Theresa May ka thënë se një votim i dytë do të ishte tradhti për demokracinë. Ndërkohë, Khan, ish-deputet i zonës Tooting, tha se, edhe pse kishte bërë fushatë për qëndrim në BE, ai e ka pranuar vullnetin e britanikëve për të dalë nga unioni.

Ai shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbështeste thirrjet për një referendum të dytë, por se është shqetësuar gjithnjë e më shumë për ecurinë kaotike të negociatave, që duket se janë zhytur në konfuzion dhe bllokim.

Me kohën për negociata që po mbaron, Khan thotë se Britania e Madhe ka mbetur përpara dy mundësive shumë të rrezikshme.

“Të dy këta skenarë janë shumë larg asaj që u premtua gjatë fushatës për referendumin dhe vetëm sa ekspozojnë gënjeshtrat dhe të pavërtetat që i janë shitur publikut”, thotë ai. “Unë nuk besoj se Theresa May ka mandatin për të vënë të tilla baste me ekonominë britanike dhe jetët e njerëzve”.

Më herët, Khan kishte thënë se ai besonte që publiku britanik duhej të konsultohej nëse Parlamenti do të votonte kundër marrëveshjes përfundimtare të qeverisë për “Brexit”-in. Por, të dielën ai tha se kishte arritur në përfundimin se populli duhej të thoshte fjalën e fundit.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori